Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Vladimir Kristo, priti në ambientet e kësaj gjykate Z. Paul. A. Magnuson, gjyqtar federal i shtetit amerikan të Minesotës, i cili ndodhet për një vizitë të shkurtër në Shqipëri.
Gjatë takimit, u evidentua ndihmesa dhe kontributi që disa gjyqtarë dhe juristë të shquar amerikanë, dhe në veçanti Z. Magnuson, kanë dhënë për forcimin dhe konsolidimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri, si dhe u theksua nevoja e vazhdimësisë së këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.