Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr. 3 datë 26.01.2023, bazuar në nenin 13, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenin 22, pika 1, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese,
V E N D O S I:
1. Caktimin e përbërjes së tri kolegjeve për vitin kalendarik 2023, si më poshtë:
Kolegji 1: Marsida Xhaferllari, Kryesuese
Sander Beci, Anëtar
Marjana Semini, Anëtare
Kolegji 2: Elsa Toska, Kryesuese
Ilir Toska, Anëtar
Genti Ibrahimi, Anëtar
Kolegji 3: Fiona Papajorgji, Kryesuese
Sonila Bejtja, Anëtare
Holta Zaçaj, Anëtare
Ky vendim hyn në fuqi në datën 30.01.2023 dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.
Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr. 7 datë 14.02.2023 , bazuar në nenin 13, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenin 22, pika 1, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese,
V E N D O S I:
Në vendimin nr. 3, datë 26.01.2023 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet kjo shtesë: pas pikës 1 shtohet pika 2 me këtë përmbajtje: “Shqyrtimi paraprak i kërkesës përfundon nga kolegji i cili ishte në fuqi ditën e hedhjes së shortit, pavarësisht ndryshimit të përbërjes së kolegjeve sipas këtij vendimi. Në rast pamundësie të formimit të kolegjit për shkak të mungesës ose konstatimit të papajtueshmërisë për ushtrimin e funksionit të anëtarit të tij, kolegji plotësohet nga një gjyqtar tjetër i kolegjit ku bën pjesë relatori i çështjes sipas pikës 1 të këtij vendimi”.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese me vendimin nr. 8, date 20.02.2023, ka vendosur zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj, Kryetare të Gjykatës Kushtetuese. Për sa më lart, renditja e kolegjeve ndryshon si vijon:
Kolegji 1: Holta Zaçaj, Kryetare Fiona Papajorgji, Anëtare Sonila Bejtja, Anëtare
Kolegji 2: Marsida Xhaferllari, Kryesuese Sander Beci, Anëtar Marjana Semini, Anëtare
Kolegji 3: Elsa Toska, Kryesuese Ilir Toska, Anëtar Genti Ibrahimi, Anëtar