Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr. 1, datë 10.01.2024, bazuar në nenin 13, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenin 22, pika 1, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar,
V E N D O S I:
Caktimin e përbërjes së tri kolegjeve për vitin kalendarik 2024, si më poshtë:
Kolegji 1: Holta Zaçaj, Kryetare
Marsida Xhaferllari, Anëtare
Marjana Semini, Anëtare
Kolegji 2: Fiona Papajorgji, Kryesuese
Sandër Beci, Anëtar
Ilir Toska, Anëtar
Kolegji 3: Elsa Toska, Kryesuese
Sonila Bejtja, Anëtare
Genti Ibrahimi, Anëtar
Ky vendim hyn në fuqi në datën 22.01.2024 dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.
Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr. 14, datë 23.09.2024, bazuar në nenin 13, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenin 22, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese,
V E N D O S I :
1. Ndryshimin e përbërjes së kolegjit nr.3, të caktuar me vendimin nr. 1, datë 10.01.2024 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si më poshtë:
Kolegji 3: Holta Zaçaj, Kryetare
Sonila Bejtja, Anëtare
Genti Ibrahimi, Anëtar
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.