21 Prill 2009
Që prej datës 20 prill 2009, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari i kësaj Gjykate, Dr. Vladimir Kristo, po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një vizitë zyrtare disa ditore.
Sot, delegacioni shqiptar ka vizituar Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe ka asistuar në një seancë dëgjimore të zhvilluar pranë kësaj Gjykate. Më pas, delegacioni është pritur nga gjyqtari Stephen Breyer, i cili ka shtruar edhe një drekë pune me këtë rast. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese e ftoi gjyqtarin Breyer të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.