Në datën 21.01.2008, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Dr. Vladimir Kristo, priti në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, SHTZ. Wang Junling.
Gjatë takimit, i cili kaloi në një klimë miqësore, autoritetet vlerësuan marrëdhëniet e qëndrueshme dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes dy vendeve dhe ranë dakord për domosdoshmërinë e shtrirjes së këtij bashkëpunimi dhe në fushën e drejtësisë.
Nga ana e tij, Ambasadori Wang Junling u angazhua, se do të transmetojë në autoritetet përgjegjëse të vendit të vet dëshirën dhe nevojën për të realizuar këtë bashkëpunim, si pjesë e nevojshme e një bashkëpunimi të gjatë dhe miqësor mes dy vendeve tona.