Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim sot, datë 25.11.2009 kërkesën e paraqitur nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë për pezullimin e zbatimit të dispozitave:
“... pikës 1 dhe 2 të nenit 2, nenit 3 dhe nenit 4 të Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civil” përsa përfshijnë në fushën e zbatimit të tyre funksionarët publikë vijues: Kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kryetarët dhe gjyqtarët e gjykatave të apelit e të shkallës së parë; të nenit 6 të Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civil” përsa përfshijnë në fushën e zbatimit të tij institucionet kushtetuese të pavarura vijuese: Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe gjyqtarët e gjykatës së apelit dhe të shkallës së parë ”