| Bookmark and Share

30 Shtator 2009

Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Dr. Vladimir Kristo, nga data 1- 4 tetor 2009 një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate Prof. Jasna Omejec, do vizitojë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri, krahas pritjeve dhe takimeve në këtë Gjykatë, delegacioni do të pritet gjithashtu nga Presidenti i Republikës, SH.T.Z Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit Znj. Josefina Topalli dhe Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Znj. Shpresa Beçaj.


 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.