Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë Dr. Vladimir Kristo, priti në ambientet e kësaj gjykate zotin Sami Kurteshi, Avokat i Popullit në Republikën e Kosovës.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi funksionimin, veprimtarinë si dhe bashkëpunimin e institucioneve të pavarura kushtetuese të dy vendeve.
Në këtë takim, Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës shoqërohej dhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në vendin tonë zoti Gazmend Pula, si dhe nga Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë zoti Ermir Dobjani.