Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, i kryesuar nga Kryetari i kësaj Gjykate, zoti Rumen Jankov po zhvillon një vizite pune në vendin tonë. Delegacioni, i mbërritur ne Shqipëri, në datën 8 10.2008, me ftese të homologut shqiptar, Dr. Vladimir Kristo, ka zhvilluar një takim pune në Gjykatën Kushtetuese ku është trajtuar tema: "Aspekte kryesore të procedurave dhe shqyrtimit të kërkesës që zbaton Gjykata Kushtetuese". Gjatë këtij takimi janë diskutuar probleme teknike të këtyre procedurave dhe janë sjellë përvojat nga gjyqtarët kushtetues shqiptarë dhe bullgarë.
Vizita e delegacionit kushtetues bullgar ka rëndësi në kuadër të bashkëpunimit institucional në rajonin e Ballkanit dhe shkëmbimi i eksperiencave mes dy vendeve merr rëndësi të madhe për faktin se Shqipëria dhe Bullgaria kanë një histori të përbashkët, dalë nga regjimet totalitare. Por Bullgaria, theksoi Kryetari Kristo, prej 2007 është anëtare e BE dhe përvoja e saj, dhe në fushën e gjykimit kushtetues është e rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
Po të rëndësishëm e vlerësoi bashkëpunimin dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bullgare, i cili theksoi se "... përtej jurisprudencës, gjykimi kushtetues duhet të përmbaj po kaq brenda vetes zakonet, moralin dhe arsyen e shëndoshë të çdo vendi dhe populli".
Delegacioni bullgar është pritur në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, Ministri i Drejtësisë, z.Enkelejd Alibeaj dhe zhvilloi takime në Gjykatën e Lartë.