Ann Arbor, Michigan, 16 - 19 maj 2007
Me ftesë të Fondacionit të Familjes Furth dhe Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Miçiganit, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i përbërë nga Zoti Xhezair Zaganjori dhe Zoti Sokol Sadushi, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, dhe Zonja Alma Çomo, drejtore e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, mori pjesë në punimet e Konferencës së 15-të Gjyqësore, e cila i zhvilloi punimet në Ann Arbor, Michigan, U.S.A., në datat 16 - 19 maj 2007.