Bukuresht, Rumani, 31 maj - 1 qershor 2005
Nga data 31 maj deri me 1 qershor 2005 u mbajt në Bukuresht Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave Kushtetuese anëtare të ACCPUF-it (Shoqata e Gjykatave Kushtetuese që përdorin edhe frëngjishten). Konferenca vendoi për çështje të pranimeve, për mbajtjen e Kongresit të ardhshëm dhe për temën e tij. Ndërkaq, Konferenca ballafaqoi përvojat e gjykatave kushtetuese anëtare rreth temës "Pavarësia e gjyqtarëve dhe e juridiksioneve". Raporti sintezë i paraqitur në Konferencë përmendi edhe aspekte nga praktika e Gjykatës Kushtetuese në këtë fushë. Gjyqtari Kujtim Puto paraqiti temën mbi praktikën e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kontrollin kushtetues të vendimeve të KLD-së ose të Gjykatës së Lartë.