Programi i Transparencës |
Kaliona Nushi
Diplomuar për Shkenca Juridike, specializimi Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Bukureshtit, Rumani, në vitin 2000. Në vitin 2014 ka marrë titullin “Master” në Institutin e Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës, dega “Legjislacion dhe institucione evropiane”. Në periudhën gusht 2001 – mars 2007 ka punuar në Sektorin e Studimeve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Gjykatën e Lartë. Në periudhën mars 2015 – janar 2016 ka marrë pjesë në grupin e punës për Reformën në Drejtësi pranë sekretariatit teknik. Nga viti 2018 e në vijim është e angazhuar pranë Shkollës së Magjistraturës, në programin e formimit vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është autore e disa punimeve dhe artikujve me karakter shkencor në fushën e së drejtës kushtetuese dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Që prej vitit 2007 kryen detyrën e këshilltares ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën Kushtetuese.
Dr. Jonida Kondili
Diplomuar “Juriste” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2007. Në vitin 2011 ka marrë titullin “Master” në Universitetin “Marin Barleti”. Në vitin 2020 ka fituar gradën shkencore “Doktor i shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2008 ka marrë titullin “Avokat” dhe gjatë viteve 2007-2009 është angazhuar në mësimdhënie. Në periudhën 2009-2015 ka qenë pjesë e kabinetit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ka marrë pjesë në cilësinë e ekspertes ligjore në hartimin e disa projektligjeve dhe akteve nënligjore. Është autore e disa artikujve shkencorë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e së drejtës kushtetuese si dhe ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Që prej vitit 2015 ushtron detyrën e këshilltares ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën Kushtetuese.
Ermal Tauzi
Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Luarasi në vitin 2010. Në vitin 2013 ka marrë titullin “Master” në European Business Law, në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në periudhën 2010-2016 ka filluar punë pranë Kuvendit të Shqipërisë duke ushtruar detyrën e këshilltarit ligjor, në Shërbimin Juridik të Kuvendit të Shqipërisë, pranë Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Është bashkautor i disa punimeve dhe artikujve me karakter shkencor në fushën e së drejtës kushtetuese dhe pjesëmarrës në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Që prej vitit 2016 ushtron detyrën e këshilltarit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën Kushtetuese.
Dr. Noela Ruço
Diplomuar “Juriste” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1998. Në vitin 2004 ka filluar mësimdhënien si lektore e së drejtës kushtetuese dhe së drejtës kushtetuese të krahasuar, dhe po prej këtij viti është angazhuar në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike si trajnere e së drejtës kushtetuese. Ka kryer studimet pasuniversitare në fushën e së drejtës evropiane dhe ka marrë titullin “Master” në Universitetin e Drejtësisë së Bolonjës, Itali. Në vitin 2019 ka marrë gradën shkencore “Doktore e shkencave” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Prej vitit 1998 e në vazhdim punon në Gjykatën Kushtetuese, ku prej vitit 2008 ka ushtruar detyrën e drejtores së Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Publikimeve. Ndërkohë mban edhe detyrën e nëpunëses ndërlidhëse pranë Komisionit të Venecias. Në periudhën mars 2015 – janar 2016 ka marrë pjesë në grupin e punës për Reformën në Drejtësi pranë sekretariatit teknik. Nga viti 2017 e në vijim është e angazhuar pranë Shkollës së Magjistraturës, në programin e formimit vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është autore e disa punimeve dhe artikujve me karakter shkencor në fushën e së drejtës kushtetuese dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Që prej vitit 2020 kryen detyrën e këshilltares ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën Kushtetuese.
Dr. Brunilda Bara
Diplomuar “Juriste” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2000. Ka ndjekur studimet pasuniversitare në Girton College, Cambridge të Mbretërisë së Bashkuar. Në vitin 2014 ka marrë gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës Ka punuar fillimisht si ndihmës-avokate dhe më pas juriste pranë Drejtorisë Juridike të ish-Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit. Në vitin 2005 është bërë pjesë e stafit të administratës së Gjykatës Kushtetuese. Gjatë periudhës qershor 2008 – prill 2020 ka ushtruar funksionin e drejtores së Drejtorisë Gjyqësore dhe Dokumentacionit pranë kësaj Gjykate. Është autore e një botimi dhe një sërë artikujsh në fushën e së drejtës. Në periudhën 2011-2019 ka qenë lektore në disa universitete publike dhe private. Ka marrë pjesë në trajnime, simpoziume e konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë anëtare e grupit të punës, në cilësinë e këshilltares kombëtare në disa projekte ndërkombëtare. Që prej vitit 2020, ushtron detyrën e këshilltares ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën Kushtetuese.
Gentian Mete
Diplomuar për Shkenca Juridike, specializimi Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Bukureshtit, Rumani në vitin 1999. Në vitin 2002 ka marrë titullin “Master” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në periudhën 2000-2003 ka punuar si jurist në Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit “ALBAUTOR” dhe më pas si jurist në Drejtorinë Juridike të Ministrisë së Kulturës. Në periudhën 2004 – 2006 ka qenë drejtor juridik në një shoqëri private dhe në periudhën 2009-2010 ka qenë përgjegjës i sektorit juridik pranë Drejtorisë së Trupit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në periudhën 2017- 2020 ka punuar si këshilltar ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Prej vitit 2006 e në vazhdim (me ndërprerje për periudhat që ka qenë i punësuar), ka ushtruar profesionin e avokatit. Që prej vitit 2004 është angazhuar edhe si pedagog në disa universitete private. Që prej vitit 2021 ushtron detyrën e këshilltarit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën Kushtetuese.
Dr. Ela Elezi
Diplomuar “Juriste” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2006. Në vitin 2011 ka marrë titullin “Master në të drejtën penale” dhe në vitin 2013 ka fituar gradën shkencore “Doktor i shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Është autore e disa librave dhe artikujve shkencorë dhe prej vitit 2010 është e angazhuar në mësimdhënie. Prej vitit 2007 punon në Gjykatën Kushtetuese, fillimisht në detyrën e specialistes në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë dhe prej vitit 2011 në detyrën e specialistes në Drejtorinë e Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve. Ka qenë eksperte në disa grupe pune në hartimin e legjislacionit penal në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë. Është autore dhe bashkëautore e disa punimeve dhe artikujve shkencorë në fushën e së drejtës penale dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Që prej vitit 2021 ushtron detyrën e këshilltares ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën Kushtetuese.
Elona Gjergjani
Diplomuar për Shkenca Juridike, specializimi Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Krajovës, Rumani, në vitin 2004. Në periudhën nëntor 2004 – shkurt 2019 ka punuar në sektorë të ndryshëm të Ministrisë së Drejtësisë, në pozicionet e specialistes, inspektores dhe përgjegjëses së sektorit. Në periudhën shkurt – mars 2019 ka ushtruar detyrën e përgjegjëses së sektorit në drejtorinë juridike të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Në periudhën mars 2019 – gusht 2021 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ka qenë e angazhuar në mësimdhënie dhe si eksperte ligjore në një sërë nismash dhe projektesh të lidhura me çështjet e të drejtave të fëmijëve me fokus drejtësinë penale për të miturit, barazinë ligjore, edukimin ligjor, luftën kundër korrupsionit, organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor, shërbimet ligjore. Që prej vitit 2021 ushtron detyrën e këshilltares ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën Kushtetuese.