Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” njofton se është nën shqyrtimin e saj kërkesa e Gjykatës së Lartë, me objekt: “Vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë i pajtueshmërisë me Kushtetutën të dispozitave të neneve 16 dhe 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” (i ndryshuar), në pjesët si më poshtë: - në nenin 16, pika 1, shkronja “ç”: - në nenin 16, pika 1, paragrafi i fundit, pjesët e nënvizuara si vijon: - në nenin 18, pika 1, pjesët e nënvizuara si vijon:
- në nenin 16, pika 1, shkronja “c”, pjesa (fraza) si vijon:
“... apo ish-komisionit vendor për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish pronarëve”.
“mund të shqyrtojë, me nismën e vet, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qark apo ish-komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ish komisionet e rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish pronarëve.
“në zbatim të përgjegjësive të veta për kompensimin, zgjidhjen e ankimeve dhe shqyrtimin kryesisht të vendimeve të dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qark apo ish-komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ish-komisionet e rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish pronarëve, Drejtori i përgjithshëm i AKKP-së shprehet me vendim.”
“1. Kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të zyrës rajonale të AKKP-së në qark, subjekti i shpronësuar ose Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi, në zyrën e AKKP-së në qendër. Kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish pronarëve, subjekti i shpronësuar ose Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim në zyrën e AKKP-së në qendër ...
Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së ka të drejtë të shqyrtojë kryesisht, brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qark. Drejtori i përgjithshëm shqyrton dhe vendimet e dhëna nga ish-komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe ish-komisionet e rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve. Pas shqyrtimit kryesisht ose shqyrtimit të ankimit, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së vendos:
.........................
........................
Kundër vendimit për lënien në fuqi të vendimit të AAKKP-së së zyrës rajonale, ankimi kryhet pranë gjykatës së rrethit në territorin e qarkut ku ka vendodhjen zyra rajonale e AKKP-së së qarkut dhe mbrojtja e interesave të AKKP-së kryhet nga zyra rajonale e AKKP-së së qarkut. Kur vendimi zgjidh çështjen në themel, ankimi kryhet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë dhe AKKP-ja përfaqësohet në gjykim nga zyra e AKKP-së në qendër ....”.