Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” njofton se është nën shqyrtimin e saj kërkesa e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me objekt: "Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën i paragrafëve VII dhe VIII të nenit 34 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë".