Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit të mëtejshëm midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Italisë, u nënshkrua nga Kryetarët e tyre Dr. Vladimir Kristo dhe zoti Francesco Amirante “Marrëveshja mbi bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjelltë në fusha të interesit të përbashkët midis dy Gjykatave”.
Kjo marrëveshje parashikon: - Shkëmbim periodik të vizitave reciproke të Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese shqiptare dhe Gjykatës Kushtetuese italiane;
- organizimin, e trajnimeve në ndihmë të bashkëpunëtorëve shkencor të Gjyqtarëve dhe të administratës të të dyja Gjykatave;
- shkëmbimin periodik të informacionit mbi jurisprudencat respektive kushtetuese;
- Organizimin në periudha periodike, të aktiviteteve të përbashkëta të organeve të drejtësisë kushtetuese me përfaqësues të këtyre dy Gjykatave ose Gjykatave Kushtetuese të vendeve të tjera etj.