Moskë, Rusi, 26 - 28 tetor 2006
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga Dr. Gjergji Sauli, Kryetar i kësaj gjykate, Zoti Petrit Plloçi, anëtar, dhe Zonja Alma Çomo, drejtore e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Hapësira e përbashkët ligjore europiane dhe praktika e drejtësisë kushtetuese”, e cila u organizua nga Gjykata Kushtetuese e Federatës Ruse, Komisioni i Venecias i Këshillit të Europës dhe Instituti për të Drejtën dhe Politikat Publike, në kuadër të programit të presidencës ruse në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës. Kjo veprimtari u zhvillua në Moskë, Federata Ruse, në datat 26 – 28 tetor 2006. Tema kryesore e diskutimeve të kësaj konference ishte perspektiva e zhvillimit të hapësirës së përbashkët ligjore në Europë, mbi të gjitha në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.