| Bookmark and Share

NENI 13 (E drejta për zgjidhje efektive)

Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.

Raste që janë çrregjistruar

1. Veizi dhe Deda kundër Shqipërisë, vendim i 28 marsit 2017

ankuesit u shprehën se sipas nenit 2 dhe 13 të Konventës, atyre iu ishte mohuar e drejta për të marrë informacion në dosjen e hetimit dhe sipas nenit 6 të Konventës për një shkelje të së drejtës së tyre të aksesit në gjykatë për të shqyrtuar padinë e tyre civile për dëmet;
qeveria i kërkoi Gjykatës ta nxirrte ankimin nga lista e çështjeve, në përputhje me nenin 37 të Konventës ;
qeveria pranon se hetimi i zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së vëllezërve të ankuesve nuk ishte në përputhje me nenet 2,13 dhe 6 të Konventës,
gjykata konstaton se pas dakordësisë së shprehur nga ankuesit në lidhje me kushtet e deklaratës së bërë nga Qeveria, çështja duhet trajtuar si një zgjidhje miqësore midis palëve ;
kërkesa çregjistrohet në mbështetje të nenit 39 të Konventës .
Rastet ku nuk janë konstatuar shkelje

1. Strazimiri kundër Shqipërisë, vendim i 21 janarit 2020

aplikanti u ankua se nuk ka pasur një mjet ligjor efektiv sipas legjislacionit të brendshëm për kërkesën e tij për shkelje të Nenit 3 të Konventës;
Gjykata konsideron se, duke marrë parasysh gjetjet e saj në bazë të nenit 3 të Konventës, është e panevojshme të shqyrtohet veçmas ankesa sipas nenit 13 të Konventës
2. Prizreni kundër Shqipërisë, vendim i 11 qershorit 2019

aplikanti u ankua se në sistemin vendas nuk ka asnjë mjet efikas për ankesat e tij për shkelje të neneve 2 dhe 3 të Konventës duke u mbështetur në nenin 13 të Konventës ;
Gjykata vëren se kjo ankesë ka të bëjë me të njëjtat problematika si ato të shqyrtuara në nenet 2 dhe 3 të Konventës;
kërkesa duhet të deklarohet e pranueshme;
në lidhje me përfundimet e saj më sipër, sipas neneve 2 dhe 3 të Konventës, gjykata e konsideron si të panevojshme shqyrtimin e këtyre çështjeve veçmas, sipas nenit 13 të Konventës;
Rastet ku janë konstatuar shkelje

1. Sharrxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë, vendim i 11 janarit 2018

mosekzistenca e asnjë mjet efikas në lidhje me moszbatimin e vendimeve të formës së prerë dhe kohëzgjatjen e procedimeve në kohë fizike;
Gjykata konstaton se nuk kishte dhe ende nuk ekzistojnë mjete efikase të disponueshme për aplikantit në lidhje me moszbatimin e urdhrit të përkohshëm;
është shkelur neni 13 së bashku me nenin 6§1 të Konventës;
është shkelur neni 13 së bashku me nenin 8 të Konventës;
është shkelur neni 13 së bashku me nenin 8 të Konventës në lidhje me aplikantit 3-19 sipas listës në shtojcë, për sa i përket konfiskimit të godinës;
2. Topallaj kundër Shqipërisë, vendim i 21 prillit 2016

mungesë e mjetit efektiv në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave;
u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6§ 1 [shkelje]; Nenin 46
3. Delvina kundër Shqipërisë, vendim i 21 majit 2013

u vendos shpërblim i drejtë;
shqyrtuan pretendimet në lidhje me nenin 6 dhe nenin 1 të Protokollit Nr. 1.
4. Manushaque Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vendim i 31 korrikut 2012

i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6;
u shqyrtuan pretendimet në lidhje me nenin 6 [shkelje, nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje dhe Nenin 46].
5. Çaush Driza kundër Shqipërisë, vendim i 15 marsit 2011

i shqyrtuar në lidhje me nenin 6;
u shqyrtuan pretendimet në lidhje me nenin 6 [shkelje dhe nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje]
6. Delvina kundër Shqipërisë, vendim i 8 marsit 2011

shqyrtuar në lidhje me Nenin 6;
shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje] dhe Nenin 46.
7. Eltari kundër Shqipërisë, vendim i 8 marsit 2011

shqyrtuar në lidhje me nenin 6;
u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje Nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje] dhe Nenin 46.
8. Mishgjoni kundër Shqipërisë, vendim i 7 dhjetorit 2010

shqyrtuar në lidhje me Nenin 6;
u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje].
9. Puto dhe të tjerët kundër Shqipërisë, vendim i 20 korrikut 2010

shqyrtuar në lidhje me Nenin 6;
u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje] dhe Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 [shkelje].
10. Vrioni dhe të tjerët kundër Shqipërisë, vendim i 29 shtatorit 2009

shqyrtuar në lidhje me Nenin 1 të Protokollit Nr.1
u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje] dhe Nenin 46.
11. Gjyli kundër Shqipërisë, vendim i 29 shtatorit 2009

shqyrtuar në lidhje me Nenin 6;
u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje].
12. Marini kundër Shqipërisë, vendim i 7 korrikut 2008

shqyrtuar në lidhje me nenin 6;
u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje në njërin aspekt; jo shkelje në aspektin tjetër dhe Nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje].
13. Driza kundër Shqipërisë, vendim i 13 nëntorit 2007

shqyrtuar në lidhje me Nenin 1 të Protokollit Nr.1;
u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje] dhe Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 [shkelje].
14. Ramadhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë, vendim i 13 nëntorit 2007

shqyrtuar në lidhje me nenin 6;
u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje] dhe Nenin 46.
15. Gjonboçari dhe të tjerët kundër Shqipërisë, vendim i 23 tetorit 2007

shqyrtuar në lidhje me Nenin 6;
u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje].
 

 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.