| Bookmark and Share

NENI 37 (Çregjistrimi i kërkesave)

1. Në çdo fazë të procedimit, Gjykata mund të vendosë të heqë nga lista e çështjeve një kërkesë, kur rrethanat çojnë në përfundimin se: a) kërkuesi nuk ka ndërmend ta vazhdojë çështjen; ose b) çështja është zgjidhur; ose c) për çdo arsye tjetër që, sipas Gjykatës, nuk justifikon vazhdimin e shqyrtimit të kërkesës. Megjithatë, Gjykata vazhdon shqyrtimin e kërkesës kur këtë e kërkon respektimi i të drejtave të njeriut të garantuara nga Konventa dhe protokollet e saj.
2. Gjykata mund të vendosë rifutjen e një kërkese në listën e çështjeve, kur e konsideron se rrethanat e justifikojnë këtë.

Rastet e çregjistruara
1. Eltari kundër Shqipërisë, vendim i 8 marsit 2011

Kërkesa u çregjistrua pasi shuma e kompensimit e propozuar nga qeveria ishte e arsyeshme.


 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.