| Bookmark and Share

NENI 3 (Ndalimi i torturës)

Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese.


Rastet që janë çregjistruar


1. Bitanji kundër Shqipërisë, vendim i 7 nëntorit 2017

· aplikanti është ankuar për shkelje të Nenit 3 të Konventës;

· vendosja e një mbrojtësi si dhe njohja me Nenin 37 të Konventës.

· Gjykata u informua nga Qeveria se aplikanti në një datë të pacaktuar kishte depozituar pranë gjykatave të brendshme kërkesën për burgim të padrejtë;

· Gjykata vlerëson se duhet të zbatohet neni 37 § 1 i Konventës.

· Gjykata risjell në vëmendje që, në pajtim me Nenin 47 § 7 të Rregullores së Gjykatës, "aplikantët e mbajnë Gjykatën të informuar për çdo ndryshim të adresës dhe të të gjitha rrethanave të rëndësishme në lidhje me kërkesën". Aplikanti nuk ka arritur t'i përgjigjet letërkëmbimit nga Gjykata ose të informojë këtë të fundit për zhvillimet përkatëse dhe ndryshimin e tij të adresës;

· Gjykata konsideron se, aplikanti mund të konsiderohet se nuk dëshiron të ndjekë kërkesën e tij, në kuptimin e nenit 37 § 1 (a) të Konventës;

· çështja të çrregjistrohet.

2. Murrja kundër Shqipërisë, vendim i 24 janarit 2017

· Aplikanti është ankuar për shkelje të Nenit 6(1), dhe 3 të Konventës;

· Refuzohet kërkesa që ankuesi të përfaqësohej personalisht në gjykim. Iu kërkua vendosja e një mbrojtësi, u informua dhe për ndihmën ligjore;

· Nga ana e aplikantit nuk u mor asnjë përgjigje;

· në mungesë të ndonjë përgjigje në korrespodencën e dërguar nga Gjykata, aplikanti mund të konsiderohet se nuk dëshiron më të ndjekë kërkesën e tij, në kuptimin e nenit 37 1 (a ) e Konventës;

· çështja çrregjistrohet.


3. Ceka kundër Shqipërisë, vendim i 23 tetorit 2012

· shteti ka njohur qartësisht shkeljen dhe ka akorduar dëmshpërblimin e përshtatshëm;

· nuk justifikohej me vazhdimi i shqyrtimit të kërkesës;

· kryerja e hetimeve adekuate;

· elemente të mjaftueshëm të shqyrtimit publik;

· u shqyrtuan gjithashtu pretendimet në lidhje me nenin 2 [çregjistruar].

 


Rastet ku nuk janë konstatuar shkelje

1. Pihoni kundër Shqipërisë, vendim i 16 janarit 2018

· Sipas nenit 3, ankuesi u shpreh në lidhje me dëmet e pësuara si rezultat i ndërhyrjes së policisë dhe pretendoi se hetimi, me qëllim identifikimin dhe dënimin e autorëve nuk kishte qenë i efektshëm;

· Gjykata vëren se një padi civile për dëmshpërblim, sipas Kodit Civil të Shqipërisë dhe KPP-së, synon vetëm në dhënien e dëmshpërblimeve më shumë sesa në garantimin e identifikimit dhe ndëshkimit të personave përgjegjës;

· Gjykata vëren se materiali që ajo zotëron demonstron se gjatë ditës së ngjarjeve në fjalë, ankuesi pësoi dëmtime. Për këtë arsye, Gjykata arrin në përfundimin se dëmtimet e ankuesit ishin mjaftueshëm të rënda për t'u përfshirë në nenin 3 të Konventës;

· duke pasur parasysh të gjithë informacionin, Gjykata nuk mundet tjetër veçse të konstatojë se nuk ka pasur shkelje të aspektit thelbësor të nenit 3 të Konventës;

2. Rrapo kundër Shqipërisë, vendim i 25 shtatorit 2012

· nota diplomatike jep garanci të mjaftueshme;

· e përshtatshme të hamendësohet kundrejt një shteti kërkues, i cili gjithsesi ka një histori të gjatë respekti për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe fuqinë e ligjit, dhe i cili ka marrëveshje të gjata ekstradimi me Shtetet kontraktuese;

· Gjykata do të vlerësojë cilësinë e sigurisë së dhënë dhe nëse ajo mund ta besojë atë bazuar në praktikat e shtetit, i cili ka paraqitur kërkesën;

· u shqyrtuan gjithashtu pretendimet në lidhje me nenin 2 [jo shkelje]; neni 1 i Protokollit nr. 13 [jo shkelje]; neni 34 [shkelje].


Rastet ku janë konstatuar shkelje


1. Strazimiri kundër Shqipërisë, vendim i 21 janarit 2020

· aplikanti u ankua për mungesë të trajtimit të duhur mjekësor gjatë vuajtjes së dënimit e shoqëruar kjo me kushte jo të mira gjatë burgimit, gjë që ka sjellë sipas tij shkelje të Nenit 3 të Konventës;

· Gjykata konsideron se efekti kumulativ i përkeqësimit të kushteve të jetesës në Spitalin e Burgjeve, ku aplikanti është që prej vitit 2011, dhe trajtimi i pamjaftueshëm psikiatrik dhe terapeutik i administruar atij në Spitalin e Burgjeve, ka qenë një trajtim çnjerëzor dhe degradues;

· Neni 3 shkelje


2. Prizreni kundër Shqipërisë, vendim i 11 qershor 2019

· vëllai i aplikantit i është nënshtruar një forme trajtimi e cila është në kundërshtim me nenin 3 të Konventës;

· autoritetet nuk kanë përcaktuar në mënyrë të prerë shkakun e vdekjes së SH.P., dhe se nuk ka asnjë tregues se policia e burgut ose personeli i spitalit janë marrë në pyetje në lidhje me këtë çështje;

· autoritetet vendëse nuk kanë marrë mjaftueshëm masa hetimore për të përcaktuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, nëse dëmtimi kishte ardhur nga trajtimi, i cili bie në kundërshtim me nenin 3 të Konventës. Në këto rrethana, gjykata e ka të pamundur të arrijë në përfundimin nëse ka pasur një shkelje të qartë të nenit 3;

· autoritetet nuk kanë mundur të kryejnë një hetim efikas për të përcaktuar nëse vëllai i aplikantit ka qenë subjekt i keqtrajtimit teksa ishte i ndaluar. [Neni 3] aspekti procedural shkelje;

3. Pulfer kundër Shqipërisë, vendim i 2 shkurtit 2019

· dështimi i autoriteteve për të mbrojtur jetën e saj, e cila ishte përballur me rrezik serioz për shkak të akteve të dhunshme të një individi, si edhe pamundësia e autoriteteve për të vijuar ndjekjen dhe procedimet penale ndaj S.N. kishte shkelur nenet 2 dhe 6 të Konventës;

· mjetet civile të referuara nga Qeveria nuk mund të konsiderohen si të mjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve të shtetit kontraktues, sipas nenit 3 të Konventës, në raste të tilla si çështja konkrete, sepse ato kanë për qëllim kompensimin më shumë sesa identifikimin dhe dënimin e personave përgjegjës;

· keqtrajtimi duhet të përkojë me një nivel minimal rreziku, në rast se synohet që të përfshihet në objektin e nenit 3. Vlerësimi i këtij niveli minimal varet nga kohëzgjatja e trajtimit, efektet e tij fizike ose mendore, dhe në disa raste, gjinia, mosha dhe gjendja shëndetësore e viktimës.

· Mekanizmat e legjislacionit penal të cilët u zbatuan ishte me të meta, deri në pikën që përbënte një shkelje të detyrimeve pozitive të shtetit përkatës, sipas Konventës në lidhje me pretendimet e aplikantes për sulm. [neni 3] shkelje


4. Pihoni kundër Shqipërisë, vendim i 16 janarit 2018

· Hetimi me qëllim identifikimin dhe dënimin e autorëve nuk kishte qenë i efektshëm;

· autoritetet kishin reaguar ndaj shqetësimeve të ankuesit;

· Vendimi për të pezulluar hetimin, nuk ofron përgjigje përfundimtare për mënyrën se si ishin shkaktuar dëmtimet e ankuesit. Edhe pse kishin kaluar më shumë se katër vjet që nga momenti kur hetimi u pezullua, autoritetet e policisë nuk kishin ndërmarrë ndonjë hetues që prej atij momenti;

· Hetimi i kërkesës së ankuesit për keqtrajtim nuk ishte efikas. Për këtë arsye, Gjykata e pushon kundërshtimin paraprak të qeverisë në lidhje me mosshterimin e mjeteve të brendshme. [Neni 3] shkelje.

· Gjykata mendon se nuk është e nevojshme të shqyrtojë nëse ka pasur një shkelje të nenit 13 të Konventës.


5. Kaçiu dhe Kotorri kundër Shqipërisë, vendim i 25 qershorit 2013

· aplikanti pretendonte se i ishte nënshtruar keqtrajtimit në kundërshtim me nenin 3 dhe agjentët e shtetit dhe qeveria duhej të jepte një shpjegim të arsyeshëm se si mund të ishte shkaktuar rrahja e pretenduar;

· qeveria nuk paraqiti asnjë shpjegim të arsyeshëm për rrahjen e pretenduar; prokurori nuk urdhëroi ndonjë ekzaminim mjekësor apo hetime të tjera;

· gjyqtarët nuk kërkuan hetim për problemet shumë të dukshme fizike të aplikantit;

· rrahja e aplikantit ishte e një shkalle të tillë që ai duhet të mbahej nga oficerët e policisë për në sallën e gjyqit; konkluzione mund të nxirren në masën që një trajtim i tillë kishte lënë gjurmë të dukshme ku është ushtruar qëllimisht tek aplikanti nga oficerët e policisë gjatë marrjes së tij në pyetje;

· sjellja e dënueshme e oficerëve të policisë për një periudhë të konsiderueshme të kohës, solli si pasojë bërjen e deklaratave inkriminuese nga aplikanti për veten dhe aplikantin e dytë në mënyrë që t’i jepte fund dhimbjes mendore dhe fizike që ai po përjetonte;

· u konstatua se përbënte torturë;

· u shqyrtuan pretendimet në lidhje me nenin 6 [shkelje].

6. Grori kundër Shqipërisë, vendim i 7 korrikut 2009

· keqtrajtimi duhet të arrijë një nivel minimal të ashpërsisë;

· gjithçka varej nga rrethanat e rastit, të tilla si kohëzgjatja e trajtimit, pasojat fizike dhe mendore, seksi, mosha dhe gjendja shëndetësore e viktimës;

· qëllimi i trajtimit është një faktor i rëndësishëm, por mungesa e tij nuk do të thotë që nuk ka shkelje; elemente që duhen marrë parasysh kur vlerësohet përpuethshmëria e shëndetit të aplikantit me qëndrimin e tij;

· në burgim: kushtet mjekësore të të burgosurve; përshtatshmëria e ndihmës mjekësore dhe kujdesi i ofruar në burgim; këshillimi i vuajtjes së masës së dënimit në kushtet e gjendjes shëndetësore të ankuesit;

· u pranua se ndihma mjekësore në spitalet e burgjeve jo gjithmonë është e njëjtë me atë që merr publiku i gjerë; aplikanti vuante nga sëmundja e rëndë e sklerozës së shumëfishtë;

· rreziku i sëmundjes, mungesa e trajtimit adekuat, koha e gjatë e burgimit intensifikon frikën e të burgosurit; ngjallja e një ndjenje të tillë të fortë të pasigurisë e kombinuar me vuajtjet e tij fizike çonin në shkelje;

· u shqyrtuan pretendimet në lidhje me nenin 5 [shkelje]; neni 34 [shkelje].


7. Dybeku kundër Shqipërisë, vendim i 18 dhjetorit 2007

 


· kushtet e burgimit;

· keqtrajtimi duhet të arrijë një nivel minimal të ashpërsisë që të bjerë në fushëveprimin e nenit 3; kohëzgjatja e trajtimit, pasojat fizike dhe mendore, seksi, mosha dhe gjendja shëndetësore e viktimës;

· kuptimi i çnjerëzores: e paramenduar; e zbatuar për një kohë të gjatë; lëndime të dukshme trupore ose vuajtje intensive fizike dhe mendore;

· kuptimi i poshtërueses: shkakton tek viktima ndjenja frike, ankthi dhe inferioritet si pasojë e poshtërimit dhe përuljes;

· marrja parasysh e efektit kumulativ të kushteve në të cilat mbahet i ndaluar personi; shëndeti mendor i të burgosurve; kushtet mjekësore; përshtatshmëria e ndihmës mjekësore dhe kujdesi i ofruar në burgim; këshillimi i vuajtjes së masës së dënimit në kushtet e gjendjes shëndetësore të aplikantit.

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.