| Bookmark and Share

NENI 46 (Forca detyruese dhe ekzekutimi i vendimeve)

1. Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër të respektojnë vendimin e formës së prerë të Gjykatës në çdo çështje ku ato janë palë.
2. Vendimi i formës së prerë i Gjykatës i përcillet Komitetit të Ministrave, i cili mbikqyr ekzekutimin e tij.
3. Nëse Komiteti i Ministrave është i mendimit se mbikqyrja e ekzekutimit të një vendimi të formës së prerë pengohet nga një problem i interpretimit të vendimit, ai mund t’ia referojë çështjen Gjykatës për t’u shprehur me vendim për çështjen e interpretimit. Një vendim i tillë kërkon një shumicë prej dy të tretave të përfaqësuesve që kanë të drejtë të marrin pjesë në Komitetin e Ministrave.
4. Nëse Komiteti i Ministrave është i mendimit se një Palë e Lartë Kontraktuese refuzon të respektojë një vendim të formës së prerë të Gjykatës në një çështje ku ajo është palë, pasi t’i ketë dërguar një njoftim formal asaj Pale dhe me vendim që merret me një shumicë prej dy të tretave të përfaqësuesve që marrin pjesë në të, mund t’i referojë Gjykatës problemin nëse Pala e ka përmbushur detyrimin e saj në bazë të paragrafit 1.
5. Nëse Gjykata gjen një shkelje të paragrafit 1, ajo ia referon çështjen Komitetit të Ministrave për shqyrtimin e masave që duhen marrë. Nëse Gjykata nuk gjen asnjë shkelje të paragrafit 1, ajo ia referon çështjen Komitetit të Ministrave, i cili e mbyll shqyrtimin e çështjes.


Rastet kur është zbatuar neni 46

1. Strazimiri kundër Shqipërisë, vendim i 21 janarit 2020
• shteti duhet të krijojë një “institucion të përshtatshëm” duke rinovuar objektet ekzistuese ose duke ndërtuar një strukturë të re të specializuar për strehimin e personave si aplikanti, me qëllim të përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës.
• çdo strukturë e tillë duhet të jetë në përputhje me qëllimin terapeutik të kësaj forme të privimit të lirisë, me qëllim shërimin ose zbutjen e gjendjes shëndetësore mendore të të arrestuarve, duke përfshirë, kur është e përshtatshme, duke sjellë një ulje ose kontroll të rrezikshmërisë së tyre dhe lehtësimin e ri-integrimit të tyre në shoqëri.

 
2. Topallaj kundër Shqipërisë, vendim i 1 prillit 2014
• Shqipëria duhet të miratojë gjetjet e paragrafit 118 të çështjes Luli dhe të tjerët kundër Shqipërisë si një çështje me prioritet;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6§ 1 [shkelje]; Neni  13 [shkelje];

3. Luli dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vendim i 1 prillit 2014
• njohja e vonesa sistematike në sistemin e brendshëm ligjor;
• masat e rekomanduara si në rastin Scordino kundër Italisë (nr. 1) [DHM] nr. 36813/97 paragrafët 182-189;  
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje].
 

4. Manushaqe Puto dhe të tjerët kundër Shqipërisë, vendim i 31 korrikut 2012
• vendim pilot;
• mangësitë rregullatore dhe/ose mangësi në veprimet administrative të autoriteteve në zbatimin e vendimeve përfundimtare të komisionit që akordonin kompensim për ish-pronarët sipas ligjit mbi pronën;
• shteti i paditur duhet të marrë urgjentisht masat e përgjithshme, për të siguruar një mënyrë efektive kompensimi, duke vendosur një ekuilibër të drejtë ndërmjet interesave të ndryshme konkurruese;
• shteti i paditur duhet të shmangë amendimet e shpeshta të legjislacionit dhe duhet të shqyrtojë me kujdes të gjitha implikimet ligjore dhe financiare para se të miratojë ndryshime të mëtejshme;
• skema e kompensimit nuk duhet të rëndojë mbi aplikantin, rezultatet duhet të bëhen publike dhe të përmbajnë arsye të mjaftueshme, procesi duhet të jetë transparent;
• problemi mund të adresohet më mirë nëse i nënshtrohet diskutimeve të gjera publike, në mënyrë që publiku të kuptojë nivelin e kompensimit që Shteti pritet të paguajë realisht dhe format e ndryshme të kompensimit;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], nenin 1 të Protokollit Nr. 1 [shkelje] dhe Nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6 [shkelje].

5. Shkalla kundër Shqipërisë, vendim i 10 majit 2011
• gjykata përsëriti përfundimet e saj në çështjen Laska dhe Lika, paragrafët 74 -76; u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje].

6. Driza kundër Shqipërisë, vendim i 15 marsit 2011
• kthimi i tokës brenda tre muajve nga data që vendimi ka marrë formë të prerë ose kompensim; heqja e pengesave për kompensim;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 [shkelje] dhe Nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6 [shkelje].

7.  Delvina kundër Shqipërisë, vendim i 8 marsit 2011
• mungesa e mekanizmave për të siguruar zbatimin e një vendimi përfundimtar të gjykatës;
• duhet të marrë masat e duhura legjislative, administrative dhe financiare për të siguruar çmime për kompensim, pa vonesa të panevojshme, të vendosur nga një vendim përfundimtar i gjykatës në vend të kthimit të pronës;
• duhet të marrë masat e duhura legjislative, administrative dhe financiare në mënyrë që të sigurojë kompensimin, pa vonesa të panevojshme, të urdhëruar me vendim përfundimtar të gjykatës në vend të kthimit të pronës;
• shteti i paditur duhet, për shembull, të caktojë një organ kompetent zbatimi, të sigurojë burime të mjaftueshme njerëzore dhe materiale, të vendosë rregulla të qarta dhe të thjeshta të procedurës për mbledhjen e kërkesave, të vendosë afate kohore reale dhe të detyrueshme për përpunimin dhe zbatimin e tyre, të akordojë fondet e nevojshme buxhetore dhe të heqë të gjitha pengesat në mënyrë që të sigurohet kompensimi financiar ose në natyrë, duke mbajtur parasysh parimet e përcaktuara në jurisprudencën e Gjykatës;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 [shkelje] dhe Nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6 [shkelje].

8. Eltari kundër Shqipërisë, vendim i 8 marsit 2011
• shteti i paditur duhet të marrë masat e duhura legjislative, administrative dhe financiare në mënyrë që të sigurojë kompensimin, pa vonesa të panevojshme, të përcaktuar me vendim përfundimtar të gjykatës në vend të kthimit të pronës;
• shteti i paditur duhet, për shembull, të caktojë një organ kompetent zbatimi, të sigurojë burime të mjaftueshme njerëzore dhe materiale, të vendosë rregulla të qarta dhe të thjeshta të procedurës për mbledhjen e kërkesave, të vendosë afate kohore reale dhe të detyrueshme për përpunimin dhe zbatimin e tyre, të akordojë fondet e nevojshme buxhetore dhe të heqë të gjitha pengesat në mënyrë që të sigurohet kompensimi financiar ose në natyrë;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje] dhe Nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6 [shkelje].

9. Laska dhe Lika kundër Shqipërisë, vendim i 20 prillit 2010
• një rigjykim ose rihapje e çështjes, nëse kërkohet nga aplikanti, përfaqëson në parim një mënyrë të përshtatshme të korrigjimit të një shkelje;
• i takon Shtetit të paditur të heqë nga sistemi i tij i brendshëm ligjor, pengesat që nuk lejojnë korrigjimin në mënyrë adekuate të situatës së aplikantit apo të miratojë zgjidhje të reja ligjore që do të mundësonin korrigjimin e situatës së  aplikantëve;
• ky parim vlen edhe për rihapjen e procedimeve dhe rishqyrtimin e çështjes së aplikantve;
• u shqyrtuan pretendimet  në lidhje me Nenin 6 [shkelje].

10. Vrioni dhe të tjerët kundër Shqipërisë dhe Italisë, vendimi i 29 shtatorit 2009
• gjykata përsëriti përfundimet e saj në çështjen Driza dhe i bëri thirrje Shtetit te paditur të miratojë masa të përgjithshme siç tregohen në paragrafin 126 të vendimit në çështjen Driza;
• u shqyrtuan pretendimet  në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje] dhe Nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6 [shkelje].

11. Hamzaraj kundër Shqipërisë, vendim i 3 shkurtit 2009
• gjykata përsëriti përfundimet e saj në çështjen Ramadhi dhe të tjerë, paragrafët 93 dhe 94; 
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje].

12. Nuri kundër Shqipërisë, vendim i 3 shkurtit 2009
• gjykata përsëriti përfundimet e saj në çështjen Ramadhi dhe të tjerë, paragrafët 93 dhe 94;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje].

13. Ramadhi dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vendim i 13 nëntorit 2007
• u kërkua marrja e masave të përgjithshme për ekzekutimin e vendimit aktual;
• nevojitet një zgjidhje që të siguronte një korrigjim të vërtetë efektiv të shkeljeve të Konventës të identifikuara në vendimin e rastit konkret, si dhe në lidhje me të gjitha kërkesat e ngjashme në pritje para saj, në pajtim me parimet e mbrojtjes së të drejtave të parashikuara në Nenin 6§1, Nenin 13 dhe Nenin 1 të Protokollit nr.1;
 
• Shteti duhet të caktojë organin kompetent, të përcaktojë rregullat procedurale, të sigurojë përputhshmërinë me rregullat, të heqë të gjitha pengesat për dhënien e kompensimit sipas ligjit mbi pronën;
• masat duhet të përfshijnë miratimin e hartave për vlerësimin e pronës në lidhje me ata aplikant që kanë të drejtë të marrin kompensim në natyrë dhe përcaktimin e një fondi të përshtatshëm në lidhje me ata aplikantë që kanë të drejtë të marrin kompensim në para, në mënyrë që të bëhet e mundur për të gjithë aplikantit që kanë vendime të komisionit në favor të tyre për të marrë shpejt tokat apo shumat përkatëse;
• marrja e këtyre masave duhet konsideruar si një çështje urgjente;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje], Nenin 1 të Protokollit Nr.1 [shkelje] dhe nenin 13 i shqyrtuar në lidhje me Nenin 6 [shkelje].

Neni 80 i Rregullores – Kërkesa për rishikimin e një vendimi

1. Ne rast te zbulimit te një fakti qe nga natyra e tij ka një ndikim përcaktues dhe qe ne momentin e dhënies se vendimit nuk ishte ne dijeninë e Gjykatës dhe qe nuk mund te ishte logjikisht i ditur as për njërën nga palët, kjo e fundit brenda një periudhe prej gjashte muajsh nga momenti i ardhjes ne dijeni mund t'i kërkojë Gjykatës qe te rishikoje vendimin.
2.      Kërkesa duhet te përmende vendimin qe synon te rishikohet dhe duhet te përmbajë te dhënat e nevojshme për te treguar se plotësohen kushtet e parashikuara ne paragrafin 1 te këtij neni. Ajo duhet shoqëruar me një kopje te te gjitha dokumenteve ku mbështetet. Kërkesa dhe këto dokumente mbështetëse dorëzohen ne Sekretari.
3. Dhoma qe e ka shqyrtuar fillimisht çështjen mund te vendose me nismën e vet qe ta refuzoje kërkesën dhe mund te vendose me nismën e vet për refuzimin e kërkesës me argumentimin se nuk ka arsye për shqyrtim. Kur nuk është e mundur qe te krijohet dhoma qe e ka shqyrtuar fillimisht çështjen, kryetari i Gjykatës e plotëson ose e krijon dhomën me short.
4. Ne qofte se dhoma nuk e refuzon kërkesën, Sekretari ia bën këtë te njohur palës ose palëve te tjera dhe i fton te paraqesin komente me shkrim brenda një afati te caktuar nga kryetari i dhomës. Nëse dhoma vendos qe duhet zhvilluar një seancë, kryetari i dhomës cakton gjithashtu edhe datën e saj. Dhoma mban qëndrim me vendim.


Rastet e rishikimit të vendimit

Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vendim i  4 nëntorit 2014
• në lidhje me Nenin 6 dhe Nenin 13;
• vdekja e vëllait të aplikantit me pak se një muaj nga dorëzimi i kërkesës; aplikanti nuk e kishte njoftuar gjykatën;
• nuk ishte paraqitur një prokurë përfaqësimi e përditësuar e avokatit;
• qeveria kërkoi rishikimin e akordimit të dëmshpërblimit në lidhje me dëmin material dhe jo material; vdekja përbën fakt me "ndikim vendimtar" për rezultatin e gjykimit;
• dëmet u zvogëluan.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.