NENI 7 (Nuk ka dënim pa ligj)
1. Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose një mosveprim që, në momentin kur është kryer, nuk përbënte vepër penale sipas të drejtës së brendshme ose ndërkombëtare. Po ashtu, nuk mund të jepet një dënim më i rëndë se ai që ishte i zbatueshëm në momentin kur është kryer vepra penale.
2. Ky nen nuk do të ndikojë mbi gjykimin dhe dënimin e një personi për një veprim ose mosveprim, i cili, në momentin kur është kryer, quhej vepër penale sipas parimeve të përgjithshme të së drejtës, të njohura nga kombet e qytetëruara.
Rastet ku janë konstatuar shkelje
1. Alimuçaj kundër Shqipërisë, vendim i 7 shkurtit 2012
· gjykata duhet të konstatojë nëse dënimi i vendosur ndaj aplikantit ishte i parashikuar;
· shkelje pasi u vendos një dënim më i rëndë se dënimi i zbatueshëm në kohën e kryerjes së veprës penale;
· u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 7 [shkelje në lidhje me faktin nëse veprimet e aplikantit përbënin vepër penale sipas së drejtës së brendshme].
Rastet ku nuk janë konstatuar shkelje
1. Alimuçaj kundër Shqipërisë, vendim i 7 shkurtit 2012
· cilësimi i veprimeve të aplikantit si mashtrim në të drejtën e brendshme, nuk duket i paarsyeshëm ose arbitrar dhe prandaj mbetet brenda rregullave përgjithësisht të pranueshme të interpretimit të ligjeve penale;
· u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 7 [shkelje në lidhje me parashikueshmërinë e dënimit të vendosur ndaj aplikantit].