NENI 8 (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare)
1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.
Rastet që janë çregjistruar
1. Koçiu dhe Bërballa kundër Shqipërisë, vendim i 7 nëntorit 2017
-
aplikanti është ankuar për shkelje të së drejtës për respektimin e jetës private sipas Nenit 8 të Konventës;
-
letra e dërguar nga Gjykata më datë 3 Prill 2017, që informonte aplikantët mbi çështjen e tyre u dërgua në adresën e tyre në burg. Asnjë nga aplikantët nuk kishte një përfaqësues. Letrat u kthyen me shënimin ("larguar");
-
24 korrik të 2017 Qeveria njoftoi Gjykatën mbi faktin se të dy aplikantët ishin liruar me kusht në 20 maj 2009;
-
pas njoftimit drejtuar qeverisë së paditur, të bërë nga Gjykata për kërkesën, Gjykata vlerëson se duhet të zbatohet neni 37 § 1 i Konventës;
-
Gjykata risjell në vëmendje që, në pajtim me Nenin 47 § 7 të Rregullores së Gjykatës, "aplikantët e mbajnë Gjykatën të informuar për çdo ndryshim të adresës dhe të të gjitha rrethanave të rëndësishme në lidhje me kërkesën". Në këtë drejtim, duhet të theksohet se aplikanti nuk ka arritur t'i përgjigjet letërkëmbimit nga Gjykata ose të informojë këtë të fundit për zhvillimet përkatëse dhe ndryshimin e tij të adresës;
-
aplikanti mund të konsiderohet se nuk dëshiron të ndjekë kërkesën e tij, në kuptimin e nenit 37 § 1 (a) të Konventës;
-
çështja çrregjistrohet.
Rastet ku nuk janë konstatuar shkelje
1. Pulfer kundër Shqipërisë, vendim i 2 shkurtit 2019
-
aplikantja u ankua edhe për një shkelje të së drejtës së saj për respektimin e shtëpisë, jetës dhe pronës së saj, sipas nenit 8 të Konventës;
-
Gjykata, e cila është kompetente për specifikimin e fakteve të çështjes, sipas ligjit, konstaton se kjo ankesë lidhet me integritetin fizik dhe psikologjik të aplikantit i cili lidhet me konceptin e jetës private, sipas nenit 8 të Konventës;
-
në lidhje me përfundimin e Gjykatës për shkeljen e nenit 3 të Konventës dhe për faktin se aplikantja nuk mundi t'i përgatiste ankesat e saj sipas nenit 8 të Konventës, edhe pas komunikimit të çështjes Qeverisë, Gjykata vendos se nuk është e nevojshme që ankesa të shqyrtohet veçuar, për sa i përket nenit 8 të Konventës
2. Bakiu dhe të tjerët kundër Shqipërisë, vendim i 10 prillit 2018
-
aplikantët u ankuan, bazuar në nenin 8 të Konventës, se nxjerrja nga banesat e tyre pa ndërmarrjen e masave të duhura nga ana e autoriteteve për t'i garantuar atyre strehim alternativ (aspekt substantiv) dhe pa pasur akses në një mjet gjyqësor, i cili do t'i kishte lejuar gjykatat vendëse të vlerësonin proporcionalitetin e nxjerrjes së tyre nga banesat (aspekti procedural), ishte shkelje e së drejtës së tyre për respektimin e banesës;
-
legjislacioni shqiptar nuk garanton mjete efikase në zbatim të nenit 8 të Konventës, vëren se në çështjen konkrete problemi nuk është nëse aplikantët ngritën, të paktën në thelb, një kërkesë mbështetur në nenin 8 të Konventës në nivel vendës, problemi është nëse aplikantët kishin ndonjë mjet efikas në nivel të brendshëm të cilin do të mund ta përdornin;
-
Gjykata vëren se me anë të vendimit të saj 1/13, Gjykata Kushtetuese e ka kufizuar veten e saj brenda kompetencave të saj, në shqyrtimin e përgjithshëm të aktit normativ 2012, për faktin nëse akti përputhej me Kushtetutën, dhe jo në pretendimet individuale të aplikantëve individual;
-
Duke marrë në konsideratë ankesat e aplikantëve në Gjykatë dhe rrethanat e çështjeve konkrete, Gjykata vëren se nxjerrja nga banesat e aplikantëve, e pretenduar të ishte arbitrare, kërkonte që gjykatat vendëse të vlerësonin me kujdes situatën e tyre individuale. Nën këto rrethana, Gjykata është e mendimit se ankesa kushtetuese e Shoqatës në Gjykatën Kushtetuese, nuk i heq mundësinë individit që të përdorë mjete të tjera ligjore në Gjykatë, të cilat mund të jenë efikase sipas qëllimeve të Konventës;
-
Sipas rrethanave, ankesat e aplikantëve, mbështetur në nenin 8 të Konventës, duhet të rrëzohen sipas nenit 35 § 1 dhe 4 të Konventës për mosshterim të mjeteve vendase
3. Qama kundër Shqipërisë dhe Italisë, vendim i 8 janarit 2013
Rastet ku janë konstatuar shkelje
1. Sharrxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë, vendim i 11 janarit 2018
-
Aplikantët u ankuan se largimi i tyre me forcë nga banesat e tyre, pa një njoftim paraprak dhe konfiskimi i godinës shkelte nenin 8 të Konventës;
-
u ankuan se shpronësimi dhe në vijim shembja e godinës, shkelte të drejtën e tyre për respektimin e banesës së tyre sipas parashikimit përkatës. Ata u ankuan për mungesën e një mjeti efikas në atë këndvështrim;
-
Gjykata, duke marrë në konsideratë edhe dokumentet në dosjen e çështjes, arrin në përfundimin se edhe pse disa nga apartamentet e aplikantëve përdoreshin si shtëpi pushimi, ato kualifikoheshin si "shtëpi", sipas nenit 8 të Konventës, sepse aplikantët duhej të kishin krijuar edhe lidhje emocionale me shtëpitë e tyre të dyta;
-
Gjykata konstaton se ndërhyrja e policisë, e cila çoi në rrethimin e ndërtesës dhe në ndalimin e aplikantëve të kishin akses në shtëpitë e tyre dhe t'i përdornin ato, përbënte një ndërhyrje nga një autoritet publik ndaj së drejtës së tyre për respektimin e shtëpive të tyre.
·Në këtë mënyrë, ka pasur një shkelje të së drejtës së këtyre aplikantëve për respektimin e shtëpisë së tyre, sipas kuptimit të nenit 8, për shkak të konfiskimit dhe të rrethimit të godinës;
-
Gjykata vëren se rrethimi i godinës konsiderohej qartazi një shkelje e të drejtave të aplikantëve nga gjykatat vendëse. Megjithatë, Gjykata Administrative nuk i akordoi aplikantëve ndonjë kompensim për këtë shkelje; Për arsyet e mësipërme, Gjykata shprehet se është shkelur neni 13 së bashku me nenin 8 të Konventës;
-
Vendos se është shkelur neni 8 i Konventës, për aplikantët nr. 3-19 sipas listës në shtojcë, në lidhje me konfiskimin e godinës;
-
Vendos se është shkelur neni 13 së bashku me nenin 8 të Konventës në lidhje me aplikantit 3-19 sipas listës në shtojcë, për sa i përket konfiskimit të godinës;
-
Vendos se nuk është e nevojshme të shqyrtohet ankesa sipas nenit 8 veçmas dhe së bashku me nenin 13 të Konventës në lidhje me shpronësimin dhe shembjen e godinës;
2. Bajrami kundër Shqipërisë, vendim i 12 dhjetorit 2006
-
detyrim për të lehtësuar ribashkimin prind-fëmijë; jo një detyrim absolut;
-
megjithëse masat shtrënguese ndaj fëmijëve nuk janë të dëshirueshme, përdorimi i dënimeve nuk duhet të përjashtohet në rast të sjelljes së paligjshme të fëmijës nga ana e prindit me të cilin jeton fëmija;
-
nevoja e shpejtësisë së veprimit në ruajtjen e marrëdhënieve prind-fëmijë;
-
vonesat nga përmbaruesit në zbatimin e vendimeve të kujdestarisë.