Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Nr. | Kërkues | Nr/date regjistri themeltar |
Objekti | Data e vendimmarrjes |
Dispozitivi |
1. | Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë | Nr. 9 (Gj) Regjistri Themeltar, datë 01.06.2023 | 27 Dhjetor, 2023 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 377 të Kodit Civil, për shkak të boshllëkut ligjor sipas arsyetimit të këtij vendimi. 3.Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë të plotësojë boshllëkun ligjor brenda një viti ng | |
2. | Laureta Selimaj | Nr. 3 (L) Regjistri Themeltar, datë 27.04.2023 | Shfuqizimin e vendimit nr.28, datë 22.11.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave të gjykimit nga Gjykata Administrative e Apelit. | 07 Dhjetor, 2023 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 28, datë 22.11.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjo |
3. | Pëllumb Çela, Shoqëria “ Çela – X” Sh.P.K. | Nr. 4 (P) Regjistri Themeltar, datë 24.04.2023 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut të vendimit nr. 9577, datë 06.10.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimit nr. 433, datë 16.10.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, vendimit nr. 00-2016-2892, datë 11.11.2016 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi), vendimit nr. 163, datë 29.06.2017 të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. | 06 Dhjetor, 2023 | Rrëzimin e kërkesës. |
4. | Gjergj Vladi | Nr. 7 (Gj) Regjistri Themeltar, datë 20.04.2023 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit në dhomë këshillimi nr. 00-2022-4518 (447), datë 22.12.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 4483, datë 25.05.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. | 06 Dhjetor, 2023 | 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr.00-2022-4518(447), datë 22.12.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. |