| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT JANAR 2025

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Sali Berisha Nr. 17 (S) 2024 Regjistri Themeltar, datë 18.11.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, të vendimit nr. 15, datë 25.01.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dhe vendimit nr. 00-2024-667 (94), datë 09.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 29.07.2024). 17 Janar, 2025 1. Rrëzimin e kërkesës
2. Dashmira Zaro Nr. 12 (D) 2024 Regjistri Themeltar, datë 12.07.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 00-2024-2666, datë 16.02.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit të çështjes. Urdhërimin e Gjykatës Administrative të Apelit për gjykimin brenda 3 muajve të çështjes me nr. 31154-02296-86-2023. 21 Janar, 2025 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr.00-2024-2666, datë 26.02.2024 të Gjykatës së Lartë. 3. Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.
3. Florion Bregasi, Sadete Topi, Fatbardha Shpendi, Lavdije Keta Nr. 1 (F) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.01.2024 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-3707(537), datë 27.09.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 21 Janar, 2025 1. Rrëzimin e kërkesës.
4. Tom Dedaj Nr. 10 (T) 2024 Regjistri Themeltar, datë 17.07.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 50 (86-2024-1175), datë 14.05.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. 21 Janar, 2025 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr.50 (86-2024-1175), datë 19.06.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit. 3. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm. 4. Detyrimin e Gjykatës Administrative të Shkal

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.