Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Nr. | Kërkues | Nr/date regjistri themeltar |
Objekti | Data e vendimmarrjes |
Dispozitivi |
1. | Sose Buçpapaj | Nr. 8 (S) 2024 Regjistri Themeltar, datë 24.04.2024 | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 1209/3 dt. 19.11.2014 të Komisionit të Disiplinës, vendimit nr. 1491, datë 23.03.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, vendimit nr. 1213, datë 23.03.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, vendimit nr. 33, datë 11.01.2024 të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të të drejtës për një proces të rregullt të procedurës ligjore për fillimin e ecurisë disiplinore ndaj paditëses Sose Buçpарај. Cenimi e të drejtës për të njoftuar me shkrim paditësen nga eprorit direkt për fillimin e ecurisë disiplinore. Cenimin e të drejtës të parimit për t'u informuar lidhur me shkeljet faktike të pretenduara dhe provat për kryerjen e saj. Cenimin e të drejtës për të marrë pjesë në seancën dëgjimore të komisionit disiplinor me nr. 1209/3 prot., datë 19.11.2014. Cenimin e të drejtës të parimit për tu dëgjuar për të paraqitur provat për mbrojtjen juridike dhe të drejtën për t'u asistuar. Cenimin e të drejtës së tagrit ligjor të eprorit direkt me tagrin ligjor të komisionit disiplinor të cilat janë organe të ndryshme për zhvillimin e ecurisë disiplinore. Konstatimi i cenimit të drejtës për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gjykatën Administrative të Apelit, Gjykatën e e Lartë. Cenimi i të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e paanshme dhe e të drejtës për t’u dëgjuar. Cenimi i të drejtës për ankim efektiv. Cenimin e standartit të arsyetimit të vendimit gjyqësor. Cenimin e të drejtës për të marrë dokumentacionin e kërkuar në emrin tim. Cenimin e kriterit të nenit 6 të KEDNJ-së. Cenimin e standardit të sigurisë juridike. Cenimin e kontrollit të normës. Kthimin e çështjes administrative për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. | 05 Nëntor, 2024 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-33, datë 11.01.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
2. | Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë | Nr. 1 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 12.01.2024 | Shfuqizimin e pjesshëm të vendimit nr. 457, datë 26.7.2023 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në vendimin nr. 132, datë 7.3.2018 të Këshillit të Ministrave “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”, të ndryshuar” , shkronjës “dh” të Aneksit 2, si dhe në pjesën që ka ometuar të përcaktojë në Aneksin 1, pika a.2) se çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllime banimi për Bashkinë Tiranë, do të zbatohen për lejet e ndërtimit të dhëna pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 2. Pezullimin e zbatimit të shkronjës “dh” të Aneksit 2, si dhe pikës a.2) të Aneksit 1, për lejet e ndërtimit të dhëna përpara hyrjes në fuqi të VKM-së nr. 457/2023 deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. | 06 Nëntor, 2024 | Rrëzimin e kërkesës |
3. | Shoqëria “Marina Bay Saranda” sh.p.k | Nr. 6 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 16.02.2024 | Shfuqizimin e vendimeve gjyqësore nr. 00-2023-1001, datë 15.06.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 09, datë 03.04.2023 të Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr. 91, datë 24.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 12 Nëntor, 2024 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
4. | Zyra Përmbarimore Private ARB sh.p.k. | Nr. 1 (Z) 2024 Regjistri Themeltar, datë 27.05.2024 | Konstatimi i shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurës së gjykimit nga Kolegji tjetër i Gjykatës së Lartë për sa i përket çështjes me nr.11118-02028-00-2016 akti, datë regjistrimi 15.06.2016 në lidhje me vendimin nr.3048, datë 15.04.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.944, datë 21.04.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përshpejtimin e procedurave të sipërpërmendura. Konstatimin e statusit të “viktimës” përgjatë procesit gjyqësor si pasojë dhe rrjedhojë direkt e shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj dhe afatit të arsyeshëm, në përputhje me Scordino kundër Italisë. Rehabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ ka ardhur për shkak të aktit/eve të paligjshëm/ me konkretizuar saktësisht shkresave 3102/1/2020 dhe 2087/1/2024 të GjL (në dy raste Dhjetor 2020 dhe përsëritur në prill 2024) dhe shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykim. | 21 Nëntor, 2024 | Rrëzimin e kërkesës. |
5. | Sali Berisha | Nr. 12 (S) 2024 Regjistri Themeltar, datë 29.07.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë, të vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. . | 21 Nëntor, 2024 | 1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2. Shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e |
6. | Sali Berisha (vazhdim I vendimit me nr rendor 5 ) | Nr. 12 (S) 2024 Regjistri Themeltar, datë 29.07.2024 | . Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë, të vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. . | 21 Nëntor, 2024 | Organizuar Tiranë, nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dhe nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vetëm për pjesën që kanë caktuar masën “ |
7. | Ardian Hysa, Violeta Hysa, Orjeta Hysa, Alidrije Kullolli, Brunilda Kullolli, Nadire Allani, Leonard Allani, Olgert Brahja, Mustafa Brahja, Meliha Brahja | Nr. 16 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 07.05.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.4412, datë 20.09.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi). 2. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë | 26 Nëntor, 2024 | 1.Pranimin e kërkesës 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-4412, datë 20.09.2023, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |