Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Nr. | Kërkues | Nr/date regjistri themeltar |
Objekti | Data e vendimmarrjes |
Dispozitivi |
1. | Komiteti Mysliman i Shqipërisë | Nr. 18 (K) Regjistri Themeltar, datë 18.09.2023 | “ Shfuqizimi i pikës 2 të nenit 1 dhe pikave 1 dhe 2 të nenit 2 të ligjit nr. 77/2022, datë 17.11.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave””, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i pikave 2, 3/1 dhe 3/2, shkronja “c”, të shtuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 223, datë 23.03.2016 nga pika 3 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i pikës 8 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.3.2016 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar”, në pjesën që shton pikën 16/7 në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të këtyre akteve deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese . ”. | 13 Shkurt, 2024 | Rrëzimin e kërkesës |
2. | Erdi Prifti | Nr. 8 (E) Regjistri Themeltar, datë 02.05.2023 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 41-2022-3777 (53) prot., datë 14.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm. | 15 Shkurt, 2024 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 41-2022-3777 (53) prot., datë 14.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. 3. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt brenda një afati të arsyeshëm, për shkak të mospërfu |
3. | Albert Sino, Aurel Baçi | 33 (A) Regjistri Themeltar, datë 30.05.2023 | Shfuqizimi i vendimeve nr. 1641, datë 28.06.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2023-207 (13), datë 18.01.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 27 Shkurt, 2024 | Rrëzimin e kërkesës |
4. | Klodian Çani | Nr. 9 (K) Regjistri Themeltar, datë 11.05.2023 | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2023-342 (52), date 13.02.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 20 Shkurt, 2024 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-342(52), datë 13.02.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë |
5. | Pjetër Gjoni | Nr. 8 (P) Regjistri Themeltar, datë 16.06.2023 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-269, datë 16.02.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë | 20 Shkurt, 2024 | 1.Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr.00-2023-269, datë 16.02.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 3. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
6. | Kujtim Kllogjeri | Nr. 12 (K) Regjistri Themeltar, datë 16.06.2023 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2023-183, nr.53201-00550-00-2017 Regj.Them., datë 31.01.2023 i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë. | 28 Shkurt, 2024 | 1. Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-183, date 31.01.2023 te Kolegjit Penal te Gjykatës së Lartë. 3.Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
7. | Ledina Mandija *Pas publikimit të vendimmarrjes në faqen zyrtare, në datën 19.03.2024 u konstatua një gabim material, përkatësisht në kolonat nr./datë Regjistri Themeltar dhe dispozitiv, pasi të dhënat e vendosura i përkisnin çështjes me | Nr. 8 (L) Regjistri Themeltar, datë 02.06.2023 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 32/1, datë 19.01.2023 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimi i cenimit të së drejtës për një gjykim në një afat të arsyeshëm kohor në Gjykatën Administrative të Apelit referuar vendimmarrjes së saj me vendimin nr. 5182, datë 07.12.2017, duke tejkaluar afatin e caktuar nga ligji. 3. Konstatim i cenimit të së drejtës për një gjykim në një afat të arsyeshëm kohor në Gjykatën e Lartë për çështjen administrative regjistruar me numër 31003-00565-00-2018. | 28 Shkurt, 2024 | Rrëzimin e kërkesës. |
8. | Kudret Barjamaj | Nr. 11 (K) Regjistri Themeltar, datë 09.06.2023 | Shfuqizimi i vendimit nr. 574, datë 26.01.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë me trupë tjetër gjykuese. | 28 Shkurt, 2024 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-574, datë 26.01.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën |