| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT SHTATOR 2023

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Dashmira Zaro Nr.4 (D) 2023 Regjistri Themeltar, datë 10.05.2023 Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë të çështjes me nr. 21234-02321-30-2022, datë regjistrimi 17.11.2022. Konstatimi i mungesës së një mjeti ligjor efektiv për përshpejtimin e gjykimit. 26 Shtator, 2023 Pranimin e kërkesës. Konstatimin e shkeljes së të drejtës për një proces të rregullt për shkak të mungesës së efektivitetit të mjetit kompensues.
2. Dritan Xhixha Nr.7 (D) 2022, datë 27.12.2022 të Regjistrit Themeltar. Shfuqizimi i vendimit nr.00-2022-1630 (279), datë 14.07.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Dërgimi i çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues. 18 Shtator, 2023 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-1630 (279), datë 14.07.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lar
3. Shoqëria “Ndrekaj” sh.p.k. Nr. 26 (Sh) 2022 i Regjistrit Themeltar, datë 09.12.2022 Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2022-1201 (246), datë 16.06.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimi i çështjes për rigjykim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë. 19 Shtator, 2023 1.Pranimin e kërkesës. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-1201 (246), datë 16.06.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
4. Aleks Lici, Lefteria Lici Nr.12 (A) 2023, të Regjistrit Themeltar. datë 09.02.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2022-959, datë 06.06.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë me trupë tjetër gjykues. 19 Shtator, 2023 Rrëzimin e kërkesës.
5. Agim Lamja Nr.33 (A) 2022, datë 25.11.2022 të Regjistrit Themeltar. Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2022-2907 (285), datë 12.07.2022 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 14 Shtator, 2023 1. Pranimin e kërkesës. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Larte.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.