| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT SHTATOR 2024

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Ylli Dylgjeri Nr. 1 (Y) 2024 Regjistri Themeltar, datë 01.03.2024 1. Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr.00-2023-3812, datë 12.10.2023 të Gjykatës së Lartë. 2.Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave në gjykimin e çështjes administrative numër 31154-02568-86-2019 të regjistruar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.3. Detyrimin e Gjykatës së Apelit Administrativ ta shqyrtojë çështjen brenda afatit një muaj nga dhënia e vendimit të Gjykatës së Lartë. 17 Shtator, 2024 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-3812, datë 12.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 3. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm. 4. Detyrimin e Gjykatës Administrative
2. Arben Malaj Nr. 6 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 22.02.2024 Konstatimin e cenimit të parimit për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor si rrjedhojë e mospërfundimit të gjykimit të çështjes gjyqësore administrative nr. 31112-03039-86-2020, nr. Akti 14002, datë 18.11.2020 prej Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-4789, datë 21.11.2023 të dhënë nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, si dhe dërgimin për rishqyrtim të çështjes pranë tij. 17 Shtator, 2024 1.Rrëzimin e kërkesës.
3. Alida Gazidedja Nr. 6 (11) 2024 Regjistri Themeltar, datë 04.04.2024 1. Shfuqizimin dhe shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 9/5, datë 26.07.2023 të Gjykatës së Lartë, marrë njoftim në datën 18 nëntor 2023, referuar dërgesës postare nr. RR523013519AA(këtu e më poshtë referuar si “vendimi 9/5/2023 i GjL”; 2. Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm nga Gjykata e Lartë në gjykimin e çështjes civile me numër Nr. 21001-00016-00-2017, datë regjistrimi 04.01.2017; 3. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm nga Gjykata e Lartë në gjykimin e çështjes Nr. 9/5 Akti, datë 18.09.2020 me objekt: “Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurës së gjykimit nga Kolegji tjetër i Gjykatës së Lartë, etj.,” në Gjykatën e Lartë; 4. Konstatimi i shkeljes së aksesit në një gjykatë të caktuar me ligj; 5. Pas konstatimit të shkeljeve veçmas dhe të gjitha së bashku (1) deri (4) të caktojë një shpërblim të drejtë në referim të Olivieri dhe të tjerë kundër Italisë, vendosur më 25.02.2016, nr. 17708/12, 17717/12, 17729/12 në të gjithë tërësinë e këtij vendimi; 6. Detyrimin e Këshillit të Ministrave për të siguruar ekzekutimin e vendimit të dhënë me anën e organeve përkatëse të administratës shtetërore ose nëse shihet e nevojshme nga Gjykata Kushtetuese të caktojë organin e ngarkuar me zbatimin e vendimit si dhe mënyrën e ekzekutimit duke caktuar afate konkrete, mënyrën dhe procedurën përkatëse të ekzekutimit. 17 Shtator, 2024 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 9/5, datë 26.07.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 3. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm në Gjykatën e Lartë.
4. Haki Kosta Nr. 1 (H) 2024 Regjistri Themeltar, datë 17.01.2024 1. Shfuqizimi i vendimit nr.6, datë 25.05.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2.Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të Gjykimit të çështjes administrative me nr.31147-02191-86-2018, me datë regjistrimi 04.06.2018, pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. 3. Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit që të Gjykojë çështjen brenda një afati kohor të caktuar, sa më të afërt. 19 Shtator, 2024 1. Pranimi i kërkesës 2.Shfuqizimi i vendimit nr. 6, datë 25.05.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 3.Konstatimin e cenimit të së drejtës për një gjykim brenda aftit të arsyeshëm. 4.Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit të gjyk
5. Prend Suta Nr. 6 (P) 2024 Regjistri Themeltar, datë 05.02.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.00-2023-1811 (299), datë 07.11.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në Dhomë Këshillimi. 19 Shtator, 2024 1. Pranimin e kerkeses. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-1811 (299), date 07.11.2023, te Gjykates se Larte. 3. Dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Larte.
6. Ardian Narkaj Nr. 63 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 26.12.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vendimit nr. 00-2023-687, datë 25.04.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 443, datë 20.10.2016 të Gjykatës së Apelit Shkodër. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 24 Shtator, 2024 1.Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-687, datë 25.04.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 3.Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.