NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 09.12.2015 në përfundim të shqyrtimit të çështjes me pale:
Kërkues: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Ministria e Drejtësisë;
Objekti: Shfuqizimi si antikushtetues i pjesës së fundit të fjalisë së parë të nenit 458 të Kodit të Procedurës Civile, ku disponohet “gjykata që ka dhënë vendimin’’
Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, bazuar në nenet 134, shkronja “d”, 145, pika 2 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe nenin 68 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
- Rrëzimin e kërkesës.