| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 30.10.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues:  Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.
 
Subjekt i interesuar: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
Objekti:  1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “c”; nenit 59, pika 1, shprehja “zëvendëskryetari”; nenit 62, pika 8, shprehja “2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar” dhe pika 13, shprehja “2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar”; nenit 68, pika 6; nenit 76, pika 2; nenit 157, pika 1, shprehja “zëvendëskryetari”; nenit 160, pika 8, shprehja “2 anëtarë joprokurorë” dhe pika 13, shprehja “2 anëtarë joprokurorë dhe 1 anëtar prokuror”; nenit 166, pika 6; nenit 175, pika 2, të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

2. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 12, pika 2, shkronjat “b” dhe “c”; nenit 42, pika 3, shkronja “a”, “b”, “c”, “ç”, dhe pikat 8 e 9 të tij; nenit 43; nenit 47, pika 2, shkronja “a”, shprehja “...nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar në fushën e drejtësisë kriminale...” dhe shkronja “b”, shprehja “...nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar për çështjet penale...”, pika 4, shprehja “...nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e së drejtës përkatëse të përshtatshme për pozicionin e lirë...”, dhe pika 5, shprehja “nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e së drejtës përkatëse të përshtatshme për pozicionin e lirë”; nenit 53, pikat 11 dhe 12, të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

3. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 4, pika 2, shprehja “ose në vlerësimin tërësor të procedurave”; nenit 36, pika 3, shprehja “ose për personat e dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar për qëllim të këtij ligji”; nenit 37, shkronjat “b”, “c” dhe “ç”; nenit 38, pika 1, shprehja “në informacione konfidenciale, si dhe informacione të tjera të disponueshme”, pika 4, shkronja “b”, shprehja “ose personi i lidhur me të”, shkronja “c”, shprehja “ose një person i lidhur me të” dhe shkronja “d”, fjalia e dytë me përmbajtje “Anëtarësia e dyshuar e personit në krimin e organizuar duhet të jetë e njohur, e publikuar ose të jetë një çështje e dokumentuar në regjistrat përkatës”; nenit 39, pika 1, shprehja “ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar”; neni 49, pika 1, shkronja “ç” dhe pika 2; nenit 54; nenit 56, pika 1, shprehja “jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji”; nenit 61, pika 5, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
 
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesit, si dhe parashtrimet e subjektit të interesuar, në mbështetje të neneve 131/1/a dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe të neneve 49, 51, 51/a, 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
 
V E N D O S I:

- Pranimin pjesërisht të kërkesës.
- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 76, pika 2, të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
- Rrëzimin e kërkesës për pretendimet e tjera për shfuqizimin e dispozitave të ligjeve nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.