| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 20.12.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues:   Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Vlorë
 
Subjekt i interesuar: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, instituti i Sigurimeve Shoqërore
 
Objekti:  Shfuqizimi si antikushtetues i nenit 91/4 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në pjesën ku parashikon se, vetëm femrat mund të përfitojnë periudhë sigurimi për efekt llogaritjeje pensioni për afatin e kryerjes së studimeve të shkollës së lartë, duke përjashtuar nga kjo e drejtë meshkujt.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 131/1, "a" dhe  145/2 të Kushtetutës, si dhe të nenit 68 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
 

 
V E N D O S I:

 
- Rrëzimin e kërkesës.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.