Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 03.12.2014, shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave.
Objekti: 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. 2. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”,
VENDOSI:
- Pranimin pjesërisht të kërkesës.
- Shfuqizimin e shprehjes “ndërsa në kohë lufte i drejton Forcat e Armatosura nëpërmjet Komandantit të Forcave të Armatosura” të pikës 2 të nenit 9, si dhe shfuqizimin e nenit 12/ç, 12/d, 22/3 dhe 23/3 të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.