| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

NJOFTIM PËR MEDIA

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në çështjen me:
 
KËRKUES:  SHOQATA PËR MBROJTJEN E TREGTARËVE DHE TË TREGUT

OBJEKTI:  Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 15, 17, 18, 19, dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese
 
SUBJEKTE TË INTERESUARA: KUVENDI I SHQIPËRISË, KËSHILLI I MINISTRAVE, MINISTRIA E FINANCAVE
 
BAZA LIGJORE:  Nenet 4, 11, 17, 41, 42, 131/a, 134, pikat 1/f dhe 2  të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; neni 1 i Protokollit nr.1 dhe neni4 i Protokollit nr.7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
 
Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit tw ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”,

VENDOSI:
 
Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.