| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Njoftim

Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në

takimin e gjashtë online të Rrjetit të Gjykatave Supreme (SCN),

forum i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut,

25 nëntor 2022

Znj. Elsa Toska, gjyqtare dhe përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në Rrjetin e Gjykatave Supreme (Supreme Courts Network - SCN) - pranë GJEDNJ-së, mori pjesë në forumin e 6-të të këtij Rrjeti me temë “ Koventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe rihapja e proceseve”, i cili i zhvilloi punimet online në datën 25 nëntor 2022.

Në kuadër të kësaj veprimtarie, znj. Toska mbajti fjalimin me temë “ Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me rihapjen e proceseve penale nga Gjykata Kushtetuese shqiptare”, të cilin mund ta gjeni në linkun "kliko për fjalimin"

Znj. Toska theksoi rëndësinë e rihapjes së procesevenë nivel kombëtar dhe rolin aktiv të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në këtë drejtim. Ajo e strukturoi prezantimin në disa nën-çështje,si dhe nënvizoi ndryshimet legjislative të përmirësuara në vitin 2016 nëdisa aspekte të rihapjes së proceseve, respektivisht ato penale, civile si dhe kushtetuese.

Në përfundim, organizatorët e Forumit dhe pjesëmarrësit ritheksuan vlerën e jashtëzakonshme të këtij Forumi në drejtim të komunikimit mes gjykatave të anëtarësuara në të dhe GJEDNJ-së, me synim kryesor krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e standardeve mbrojtëse të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe zbatimin e tyre së pari në nivel kombëtar .

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.