Gjykata Kushtetuese e Republikes së Shqipërisë në zbatim të vendimit nr.4, datë 17.10.2017, njofton hapjen e proçedurës së përzgjedhjes dhe emëimit të vëndit të punës në pozicionin:
“Sekretar i Përgjithshëm”.
I.1 Misioni:
Siguron mbështetjen e plotë organizative, materiale, financiare dhe me burime njerëzore për të gjitha shërbimet e ofruara nga Gjykata Kushtetuese.
I.2. Qëllimi i përgjithshëm i pozicionit të punës:
Sekretari i Përgjithshëm përgjigjet para Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Mbledh-jes së Gjyqtarëve për dhënien e këshillave lidhur me politikat dhe përparësitë e Gjykatës Kushtetuese, si dhe përgjigjet për sigurimin e mbarëvajtjen e veprimtarisë administrative të institucionit në kuadrin e praktikave dhe proçedurave të menaxhimit që janë përcaktuar në zbatim të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me ligjin nr.99/2016, datë 06.10.2016, në tërësi, me qëllim që të mund të përmbushet misioni i Gjykatës Kushtetuese.
I.3 Detyrat kryesore që kryen Sekretari i Përgjithshëm:
a) Sekretari i Përgjithshëm është nëpunësi më i lartë civil i Gjykatës. Ai kryen të gjitha detyrat e përcaktuara nga ligji nr.8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, dhe aktet e tjera dhe, nën autoritetin e Kryetarit, drejton veprimtarinë administrative të Gjykatës.
b) Në përputhje me kërkesat e parashikuara në kuadrin normativ si dhe me urdhrat apo detyrat e marra nga Kryetari, Sekretari i Përgjithshëm merr masa për shfrytëzimin e frytshëm të burimeve njerëzore, të mjeteve financiare e burimeve materiale të institucionit.
c) Sekretari i Përgjithshëm ka për detyrë përmirësimin e standardeve në të gjitha shërbimet e ofruara nga Gjykata, duke siguruar e plotësuar kushtet e nevojshme
që çdo drejtori, sektor, zyrë apo punonjës i saj të kryejë detyrat në përputhje me ligjet dhe me Rregulloren. Ai me anë të strukturave që ka në varësi përgjigjet për sigurimin e kushteve të punës për veprimtarinë normale të institucionit. Ai përgatit analiza dhe bën propozime për mbarëvajtjen e punës së institucionit sa herë e konsideron të nevojshme.
d) Përgjegjësia e Sekretarit të Përgjithshëm nuk shmang përgjegjësinë e çdo strukture apo të çdo nëpunësi, por konsiston në detyrimin e tij për të mbikëqyrur kryerjen e detyrave prej tyre dhe kur vëren parregullsi e të meta, të urdhërojë marrjen e masave të nevojshme për funksionimin e administratës.
I.4 Përgjegjësitë kryesore
1) Siguron drejtimin strategjik për përgatitjen dhe përditësimin periodik të planit strategjik dhe buxhetit të gjykatës, me qëllim që të arrihen objektivat, duke përdorur burimet e miratuara;
2) I ofron kryetarit mbështetje dhe këshilla për interpretimin dhe zbatimin e planit strategjik
3) dhe buxhetit të gjykatës, si dhe për planin strategjik dhe buxhetet që paraqesin drejtoritë dhe strukturat organizative të institucionit, me qëllim që gjithë elementet thelbësore të jenë të qarta dhe koherente.
4) Shpërndan punën mes drejtuesve e menaxherëve të gjykatës me qëllim që të sigurohen cilësia, sasia, realizimi në kohë dhe rezultate të matshme lidhur me objektivat e programuara.
5) Siguron përgatitjen e materialeve të duhura informuese për kryetarin dhe mbledhjen e gjyqtarëve lidhur me kërkesat jashtëgjyqesore, në mënyrë që të arrihen qëllimet dhe objektivat e përgjegjësive të kryetarit.
6) Mban lidhje me zyrtarët e lartë të institucioneve të pavarura kushtetuese, te krijuara me ligj, ministrive etj, me qëllim që të përcaktojë dhe zgjidhë problemet dhe të sigurojë funksionimin e efektshëm të institucionit dhe kontributin e rëndësishëm të gjykatës për zgjidhjen e problemeve në gjithë sistemin.
I.5 Mbikëqyrja:
Drejtim i përgjithshëm nga Kryetari i gjykatës i posaçëm nga Nëpunësi i Parë Autorizues për politikën dhe çështje me rëndësi strategjike”
I.6 Stafi nën varësi:
Pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm, ka në varësi të drejtpërdrejtë 4 vetë, të cilët kanë detyra të ndryshme funksionale(Drejtorë drejtorie).
I.7 Kushtet e punës:
Sekretarit të Përgjithshëm, mund t’i kërkohet të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, të shtunave, të dielave dhe në ditët e pushimeve zyrtare”.
I.8 Kërkesat e posaçme:
Mjedisi menaxherial(marrëdhënia e menaxhimit & fokusi i veprimtarisë) së punës dhe veprimtarisë së Sekretarit të Përgjithshëm ndikon në rezultatet e veprimtarisë të gjithë gjykatës dhe mbikëqyrja realizohet nga Kryetari i gjykatës.
II. Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati/ja për këtë vend pune janë:
1) Arsimi:
a) Të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin juridik(me shkëputje nga puna).
b) Te jete diplomuar me diplome te nivelit Master shkencor ose Diplome e nivelit te dyte. Diploma e cila është mbrojtur jashtë vendit, duhet të jetë njohur, paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njëhsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
c) Diploma te shoqërohet me listën e notave.
2) Njohuri dhe aftësi:
Njohuri të gjera, arritje dhe pervoje shkencore e profesionale ne jurisprudencen kushtetuese.
Aftësi për të integruar informacionin me vendimmarrjen, politikat institucionale, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë këshilla apo mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale dhe aftësi për vendimmarrje për të vlerësuar opsione politikash dhe menaxhimi duke parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre për arritjen e objektivave strategjike.
a) Të zotërojë një gjuhë të huaj, anglisht, ose frëngjisht. Preferohet edhe nje gjuhë e huaj e dytë e vëndeve të BE. Të ketë aftësi shumë të mira në përdorimin dhe të shprehurit në gjuhët e huaja që ai/ajo zotëron, me shkrim dhe me gojë.
b) Të zotërojë metodat e reja të informacionit dhe të ketë aftësi të shumë të mira të njohjes e përdorimit të PC në programet baze të tij, të cilat duhet të jenë të dokumentuara dhe të lëshuara nga institucione të liçensuara për këtë qëllim.
c) Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.
d) Të jetë i aftë nga ana shëndetsore.
3) Të ketë përvojë pune, jo më pak, se 10 vjet në profesion.
III. Pagesa:
Paga për vëndin e punës në pozicionin ”Sekretar i Përgjithshëm” i Gjykatës është
e klasës I, kategoria I-a) + shtesa për pagën e grupit dhe +2% për çdo vit përvojë
në pune.
IV. Paraqitja e kërkesave dhe dokumentave:
IV.1 Paraqitja e kerkeses dhe dokumentave do të bëhet pranë Kryetarit te Gjykatës Kushtetuese ose Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore, brënda 30 ditëve nga data e shpalljes së vëndit të lirë të punës. Kërkesa së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet te dërgohet me postë ose të dorëzohet drejtpërdrejt në protokollin e Gjykatës Kushtetuese. I gjithë dokumentacioni që do të paraqitet duhet të pasqyrohet i detajuar me nje listë shoqëruese.
IV.2 Një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozon të ndjekë në qoftë se zgjidhet.
IV.3 Kandidati/ja, që plotëson kërkesat e vëndit të punës duhet të paraqesë fotokopjen e dokumentave të mëposhtme:
1) Nje kerkese per punësim për vëndin e lire të punës. Kerkesa te permbaje adresen e banimit, numer telefoni ose celulari dhe mënyrën e kontaktimit.
2) Jetëshkrimin original, të përditësuar(CV).
3) Nje kopje te diplomes se shkolles se larte, se bashku me listen shoqe-ruese te notave.
4) Nje kopje te çertifikatave e te kualifikimeve pasuniversitare, ose te
kualifikimeve te tjera të mbrojtura.
5) Çdo lloj dokumenti të detyrueshëm për plotësim të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta sipas legjislacionit të punësimit në fuqi.
6) Çdo lloj dokumenti tjetër që provon eksperiencën në fushën drejtuese dhe menaxheriale, në sektorin publik, pranë organizmave ndërkombëtarë, ose sektorin privat.
V. Perzgjedhja dhe vleresimi:
V.1 Brënda 10 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit dhe pas shqyrtimit të kërkesave, Kryetari i gjykatës i propozon Mbledhjes së Gjyqtarëve, një kandidat/e i cili duhet jetë jurist me përvojë
pune jo më pak se 10 vjet në profesion, me integritet te larte moral dhe profesional.
V.2. Mbledhja e Gjyqtarëve vendos me shumicën e anëtarëve të pranishëm për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm. Mbledhja është e vlefshme, kur marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
V.3. Në rast, se kandidati nuk merr shumicën e votave, Kryetari propozon nje kandidat/e tjeter, zgjedhja e të cilit bëhet sipas së njëjtës proçedurë.
V.4. Emërimi i kandidaturave të përzgjedhura do të bazohet në ligjin nr.8577,
datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushte-
tuese” të ndryshuar.
Për më shumë informacion mund te vizitoni edhe faqen tone në internet:
www.gjk.gov.al
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin telefonik +355 4 2243698, ose në adresën: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.26, Tiranë.
GJYKATA KUSHTETUESE
Tiranë, më 18.10.2017.