18.12.2013
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se pranë kësaj gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Apelit Tiranë, me subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Financave (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve), dhe me objekt: Kontrolli i kushtetutshmërisë së nenit 109/3, të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
12.02.2012
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se janë paraqitur dhe janë në shqyrtim 2 kërkesa nga Gjykatat e Rrethit Gjyqësor, Tiranë dhe Vlorë, me objekt shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të neneve 186, 298 dhe 248 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, në pjesët që parashikojnë dy dënime kryesore.