Neni 4 (E drejta për të mos u gjykuar ose dënuar dy here)
E drejta për të mos u gjykuar ose dënuar dy herë
1. Askush nuk mund të ndiqet ose të dënohet penalisht nga juridiksioni i të njëjtit Shtet për një vepër për të cilën ai më parë ka qenë shpallur i pafajshëm ose dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë, në përputhje me ligjin dhe procedurën penale të atij Shteti.
2. Dispozitat e paragrafit të mësipërm nuk pengojnë rihapjen e procesit, në përputhje me ligjin dhe procedurën penale të Shtetit të interesuar, në rast se fakte të reja ose të zbuluara rishtazi, ose një mangësi themelore në procedimet e mëparshme janë të një natyre të tillë që mund të cenojnë vendimin e dhënë.
3. Asnjë derogim nuk lejohet për këtë nen në përputhje me nenin 15 të Konventës.
Rastet ku janë konstatuar shkelje
1. Xheraj kundër Shqipërisë, vendim i 29 korrikut 2008
• qëllimi i këtij neni është që të ndalojë përsëritjen e procedurës penale për të cilën është marrë një vendim i formës së prerë;
• u shqyrtuan pretendimet në lidhje me Nenin 6 [shkelje].