PUBLIKIM
SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 "Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të kolegjit të Posacëm të Apelimit", shpall vendet vakante për pozicionet:
1. Specialist Financë/Buxhet
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posacme si vijon:
a. Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Ekonomi, Dega Financë.
b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
d. Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj.
2. Specialist i Burimeve Njerëzore
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posacme si vijon:
a. Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor".
b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.
3. Specialist IT
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posacme si vijon:
a. Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.
b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.
c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory,Outlook Mail Client
d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.
e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj).
f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
4. Specialist Protokoll/Arkive
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
a. Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor".
b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
c. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
• Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.
• Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 6 Nëntor deri më 10 Nëntor 2017 në një nga format e dhëna më poshtë:
• Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
• Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën:
“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 Nëntor 2017, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
• Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 6 Nëntor deri më 10 Nëntor 2017 në adresën:
info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:
1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.