Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Pjesëmarrja e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Konferencën e VI-të Kombëtare për të Drejtën e Informimit

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, zonja Holta Zaçaj, mori pjesë në Konferencën e VI-të Kombëtare për të Drejtën e Informimit me temë: “ E Drejta për Informim – Ndërtimi i besimit: Promovimi i transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në politikat kundër korrupsionit”, të organizuar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin (MAPA). Konferenca mblodhi së bashku përfaqësues të autoriteteve publike qendrore, atyre të pavaruara, të sistemit të drejtësisë dhe të vetëqeverisjes vendore bashkë me ekspertë e aktivistë të shoqërisë civile.

Në fokus të këtij aktiviteti kombëtar ishte ndërgjegjësimi i autoriteteve publike për të lehtësuar dhënien e informacionit dhe rritjen e transparencës, e cila çon automatikisht në rritjen e besimit të publikut për institucione të përgjegjshme e me integritet, si dhe ndarja e praktikave më të mira në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, si shtylla të qasjes parandaluese të antikorrupsionit.

Gjykata Kushtetuese, në kuadër të komunikimit të vazhdueshëm dhe proaktiv me publikun dhe median si dhe zbatimit të ligjit nr. 119/2014 “ Për të drejtën e informimit”, të ndryshuar, është tërësisht e angazhuar në garantimin e transparencës dhe të rritjes së aksesit për informacion si një nga parimet më të rëndësishme dhe thelbësore të administrimit të drejtësisë.

26 26

26

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.