Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me fondacionin “Hanns Seidel”, organizuan në datën 16 nëntor 2012, në Prishtinë, seminarin me temë “Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”. Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë z. Bashkim Dedja, gjyqtarët z. Xhezair Zaganjori, Znj.Vitore Tusha, znj. Altina Xhoxhaj, z. Sokol Berberi, z.Fatmir Hoxha, z.Admir Thanza, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Kujtim Osmani
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Kryetari, z.Bashkim Dedja dhe anëtari i Gjykatës, z. Xhezair Zaganjori, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Promovimi i Demokracisë dhe Shtetit Ligjor nga Fondacioni IRZ - 20 vjet Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar”, që u zhvillua në Berlin në datën 25 tetor 2012.
Në datat 16-18 tetor, me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof.Dr. Enver Hasani, zhvilloi një vizitë në Kosovë një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga z.Bashkim Dedja, Kryetar, z. Xhezair Zaganjori, Anëtar i Gjykatës, dhe z. Aleksandër Toma, Drejtor i Kabinetit të Kryetarit.
Në datat 9-11 shtator 2012, me ftesë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë Prof. Dr. Gerhart Holzinger, u organizua në Vjenë takimi përgatitor i Rrethit të Kryetarëve të Gjykatave Kushtetuese në kuadrin e përgatitjeve të Kongresit të 16-të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, i cili do të zhvillohet në 12-14 maj 2014, në Vjenë
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Z. Bashkim Dedja, Kryetar, Znj. Vitore Tusha dhe Z. Fatmir Hoxha, Gjyqtarë, dhe Z. Aleksandër Toma, Drejtor Kabineti, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë
Në datat 21-22 qershor 2012, me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë dhe 100 vjetorit të afirmimit të kontrollit kushtetues të ligjeve në Rumani, u organizua në Bukuresht Konferenca Ndërkombëtare me temë “ Kontrolli kushtetues- Traditë dhe perspektiva”.
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i përbërë nga z. Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm, dhe drejtorë, këshilltarë dhe specialistë të këtij institucioni, realizoi një vizitë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Z.Bashkim Dedja, Kryetar, dhe Z.Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm, mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar dhe veprimtaritë e organizuara me rastin e 50-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, i cili i zhvilloi punimet në Ankara dhe Stamboll, në datat 25-28 prill 2012.
Me ftesë të Prof. Dr. Rainer Arnold dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Z. Bashkim Dedja, Kryetar, Z. Xhezair Zaganjori, anëtar, dhe Znj. Arta Vorpsi, këshilltare ligjore, mori pjesë në Kongresin e XV-të të të Drejtës Kushtetuese Europiane dhe të Krahasuar, i cili i zhvilloi punimet në Regensburg, Gjermani, në datat 23 – 24 mars 2012.
Me ftesë të Komisionit Europian për Demokracinë Nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias), një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga Zj. Noela Ruço, drejtore e Studimeve, Botimeve dhe Publikimeve, dhe Znj. Alma Çomo, drejtore e Marrëdhënieven me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në Konferencën me temë: "Shteti i së drejtës si një koncpet praktik," e cila i zhvilloi punimet në Londër, Angli, në datat 2 - 3 mars 2012.