01.11.2016
Me ftesë të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, zonjës Arta Rama- Hajrizi, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë zoti Bashkim Dedja, i shoqëruar nga Drejtori i Kabinetit zoti Aleksandër Toma, mori pjesë në Ceremoninë solemne të Vitit të Shtatë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, e cila u zhvillua në Prishtinë në datën 26 tetor 2016.
24.10.2016
Me ftesë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Armenisë, Dr.Gagik Harutyunyan, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga zoti Fatos Lulo dhe zoti Besnik Imeraj, gjyqtarë, mori pjesë në punimet e konferencës ndërkombëtare me temë “Roli dhe rëndësia e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në adresimin e boshllëqeve dhe pasigurisë ligjore”, e cila u organizua në Erevan, Armeni.
20.10.2016
Me ftesë të ministrit të Drejtësisë të Republikës së Turqisë, zotit Bekir Bozdağ, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zoti Bashkim Dedja, mori pjesë në punimet e Kongresit Ndërkombëtar për Drejtësinë të zhvilluar në Stamboll në datat 17-19 nëntor. Në këtë kongres kryetari shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm, zoti Kujtim Osmani.
08.10.2016
Me ftesë të Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese që përdorin Gjuhën Frënge (Association des Cours Constitutionnelles ayant en Partage l’Usage du Francais - ACCPUF), një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga Kryetari i kësaj Gjykate, Bashkim Dedja, dhe Thomaida Xhoxhaj, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Institucioneve Anëtare të ACCPUF që u zhvillua në Kishinau, Moldavi, në datat 28 - 30 shtator 2016.
28.06.2016
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, Mag. Miroslav Mozetič, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetar, dhe z. Gani Dizdari, gjyqtar, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare dhe veprimtaritë e tjera që u organizuan me rastin e 25 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë.
14.06.2016
Në datat 18 - 21 maj 2016, në Uashington DC (SHBA) zhvilloi punimet Konferenca e 19-të Gjyqësore Ndërkombëtare e cila organizohet nga Fondacioni i Familjes Furth, Fakulteti i Drejtësisë të Universitetit të Miçiganit dhe Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES).
18.05.2016
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i shoqëruar nga gjyqtarët, znj. Altina Xhoxhaj dhe z. Fatmir Hoxha, si dhe nga sekretari i Përgjithshëm, z. Kujtim Osmani, dhe shefi i Kabinetit, z.Aleksandër Toma, kreu një vizitë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
09.05.2016
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Zühtü Arslan, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë Bashkim Dedja, i shoqëruar nga Thomaida Xhoxhaj, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në festimet e 54-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, në Ankara (Turqi) në datat 25 - 29 prill 2016.
21.03.2016
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja i shoqëruar nga Drejtori i Kabinetit z. Aleksandër Toma, mori pjesë në Forumin e tretë rajonal mbi Shtetin e së Drejtës në Europën Juglindore, që zhvilloi punimet në Sarajevë (Bosnjë-Hercegovinë) në datat 18 - 19 mars 2016.
01.02.2016
Viti i ri Gjyqësor i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut u hap zyrtarisht në 29 janar 2016. Në kuadrin e hapjes së vitit të ri gjyqësor, GJEDNJ organizon seminare me pjesëmarrjen e gjyqtarëve nga gjykata të ndryshme që trajtojnë tema që prekin probleme kyçe dhe aktuale të drejtësisë.