| Bookmark and Share

Pjesëmarrje ne veprimtari jashtë vendit për vitin 2017

21.11.2017
Me ftesë të Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese që Përdorin Gjuhën Frënge (ACCPUF), Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, i shoqëruar nga znj. Thomaida Xhoxhaj, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në konferencën e organizuar me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese që Përdorin Gjuhën Frënge ACCPUF, në Paris, Francë, në datat 16 - 17 nëntor 2017.
20.09.2017
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë zoti Bashkim Dedja, i shoqëruar nga zonja Thomaida Xhoxhaj, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë të kësaj gjykate, mori pjesë në Kongresin e 4 të Konferencës Botërore për Drejtësinë Kushtetuese, që i zhvilloi punimet në Vilnius, Lituani, nga 11 deri 14 shtator 2017.
05.07.2017
Me ftesë të z. Pavel Šámal, Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Çekisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetar, z. Aleksandër Toma, Drejtor i Kabinetit të Kryetarit, dhe znj. Alma Çomo, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Efekti i detyrueshëm i vendimeve gjyqësore”, e cila u organizua nga Gjykata e Lartë e Çekisë në kuadër të Kryesisë së radhës të Republikës së Çekisë në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës dhe i zhvilloi punimet në Brno, Republika e Çekisë, në datat 19 – 21 qershor 2017.
04.07.2017
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z.Bashkim Dedja, i shoqëruar nga Drejtori i Kabinetit, Z Aleksandër Toma, mori pjesë në Konferencën e XVII-të të Gjykatave Kushtetuese Evropiane, në Batumi të Gjeorgjisë, nga data 29-30 Qershor 2017.
04.07.2017
Me ftesë së z. Guido Raimondi, Kryetar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në datën 16.06.2017 është zhvilluar në Strasburg, Francë, Forumi i parë i Rrjetit të Gjykatave Supreme, (SCN) një platformë e konceptuar për forcimin e dialogut mes GJEDNJ-së dhe Gjykatave Supreme të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, ku Gjykata Kushtetuese bën pjesë që nga data 8 dhjetor 2016.
12.06.2017
Me ftesë të Prof. Dr. Rainer Arnold, Shef i Katedrës “Jean Monnet” dhe Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të së Drejtës Kushtetuese Europiane, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetar, z. Aleksandër Toma, Drejtor i Kabinetit të Kryetarit, si dhe znj. Arta Vorpsi, këshilltare ligjore, morën pjesë në Kongresin e XIX-të Ndërkombëtar të së Drejtës Kushtetuese të Krahasuar dhe Europiane. Punimet e Kongresit këtë vit u zhvilluan në Kishinau, Moldavi, në datat 8 – 9 qershor 2017.
30.05.2017
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë Prof. Valer Dorneanu, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga z. Fatmir Hoxha, anëtar i kësaj Gjykate dhe znj. Thomaida Xhoxhaj, specialiste e nivelit të lartë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të titulluar: “Një çerek shekulli konstitucionalizëm” e cila u organizua në Bukuresht, në 24 - 25 maj 2017, në kuadër të 25-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë.
29.05.2017
Me ftesë të zotit Schnutz Rudolf Dürr, drejtues i Divizionit për Drejtësinë Kushtetuese të Komisionit të Venecias, zoti Kujtim Osmani, sekretar i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe zonja Noela Ruço, drejtore e Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe në cilësinë e nëpunëses ndërlidhëse të Komisionit të Venecias, morën pjesë në Takimin e 16-të të Këshillit të Përbashkët për Drejtësinë Kushtetuese, i cili zhvilloi punimet në Gjykatën Kushtetuese Federale të Gjermanisë në Karlsruhe në datat 18-19 maj 2017.
24.05.2017
Me ftesë të “Fondacionit Furth”, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese, i kryesuar nga z. Vladimir Kristo, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, mori pjesë në Konferencën e 20-të Gjyqësore Ndërkombëtare, e cila zhvilloi punimet në Paris në datat 18 dhe19 maj 2017.
22.05.2017
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Federatës së Rusisë dhe Forumit Ligjor Ndërkombëtar të St. Petërsburgut, Z. Gani Dizdari, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe Z. Ermal Tauzi, këshilltar ligjor, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Drejtësia Kushtetuese – Doktrina dhe Praktika”, e cila u organizua me rastin e përvjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Federatës së Rusisë dhe filloi punimet e Forumit të VII-të Ligjor Ndërkombëtar të St. Petërsburgut.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.