| Bookmark and Share

Pjesëmarrje ne veprimtari jashtë vendit për vitin 2018

Rezultate 1 - 10 / 10
30.10.2018
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari i kësaj Gjykate, z. Bashkim Dedja, mori pjesë në kremtimet e vitit të 9-të gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Me këtë rast u organizua një ceremoni solemne në sallën “Beethoven” të hotelit “Emerald” në Prishtinë, ditën e enjte, më 25 tetor 2018.
26.09.2018
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Zühtü ARSLAN, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga znj. Kaliona Nushi dhe z. Ermal Tauzi, këshilltarë ligjorë, mori pjesë në programin e Shkollës së 6-të Verore të organizuar nga Qendra për Trainimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore e Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Aziatike dhe Institucioneve Ekuivalente. Programi i këtij viti kishte temën “E drejta për liri dhe siguri” dhe u zhvillua në Ankara, Turqi, në datat 17 – 21 shtator 2018.
26.09.2018
Me ftesë të Prof. dr. dres.h.c. mult. Rainer Arnold, Shef i Katedrës “Jean Monnet” dhe Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të së Drejtës Kushtetuese Europiane, dhe Prof. dr. hab. Andrzej Szmyt, Profesor në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Gdańsk, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetar, z. Aleksandër Toma, drejtor i Kabinetit të Kryetarit, dhe znj. Arta Vorpsi, këshilltare ligjore, ka marrë pjesë në Kongresin e XX-të Ndërkombëtar të së Drejtës Kushtetuese të Krahasuar dhe Europiane, i cili këtë u zhvilua në Gdańsk, Poloni, në datat 21 dhe 22 shtator 2018.
20.07.2018
Me ftesë të Kryetarit të Tribunalit Kushtetues të Andorrës, z. Isidre Molas Batllori, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetari i kësaj Gjykate, dhe znj. Thomaida Xhoxhaj, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Gjykatat Kushtetuese, garanci për cilësinë e demokracisë në shoqëri”, e cila u organizua me rastin e 25-vjetorit të krijimit të Tribunalit Kushtetues të Principatës së Andorrës në datat 12-13 korrik 2018, në Andorra la Vella.
18.07.2018
Me ftesë të z. Farhad Abdullayev, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Azerbajxhanit, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetar, z. Aleksandër Toma, Drejtor i Kabinetit të Kryetarit, dhe znj. Alma Çomo, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Shteti i së drejtës dhe drejtësia kushtetuese: vlerat dhe prioritetet”, e cila u organizua me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Azerbajxhanit dhe u zhvillua në Baku, Azerbajxhan në datën 6 korrik 2018.
22.05.2018
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari i kësaj gjykate z. Bashkim Dedja dhe i përbërë nga Drejtori i Kabinetit të Kryetarit z. Aleksandër Toma dhe znj. Alma Çomo, Drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Kushtetuta në epokën e ndryshimeve globale dhe objektivat e kontrollit kushtetues”, e cila u organizua me rastin 25-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Federatës së Rusisë.
26.03.2018
Në kuadër të takimeve të përvitshme të organizuara nga AIRE Center dhe Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave Civile, në datat 16-17 Mars 2018, u mbajt ne Shkup, Maqedoni, Forumi i pestë Rajonal mbi sundimin e ligjit në Europën Juglindore
13.03.2018
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit të Turqisë z. Ìsmail Rüştü CÌRÌT, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i kryesuar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, dhe i përbërë nga z. Gani Dizdari, gjyqtar, dhe nga z. Eugen Papandile, Sekretari i Përgjithshëm, mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar të titulluar “150 vjetori i Gjykatës së Kasacionit”, si dhe në veprimtaritë festive që u organizuan me rastin e 150-vjetorit të krijimit të Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Turqisë.
31.01.2018
Hapja e vitit gjyqësor të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut u zhvillua në 26 janar 2018. Me ftesë të z. Guido Raimondi, Kryetar i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i përbërë nga z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës, z. Aleksandër Toma, drejtori i Kabinetit, dhe znj. Alma Çomo, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në veprimtaritë e organizuara me këtë rast: në seminarin dhe në Seancën Solemne të Hapjes së Vitit Gjyqësor. Seminari i organizuar këtë vit kishte temën: “Autoriteti i gjyqësorit” dhe mblodhi kryetarë të gjykatave supreme dhe gjykatave kushtetuese të shteteve anëtare të Këshillit të Europës si dhe shumë personalitete të shquara të fushës së gjyqësorit.
Rezultate 1 - 10 / 10
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.