| Bookmark and Share

Pjesëmarrje ne veprimtari jashtë vendit për vitin 2019

Rezultate 1 - 10 / 10
28.10.2019
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga z. Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm, dhe z. Ermal Tauzi, këshilltar ligjor, mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së vitit të ri gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që përkonte gjithashtu edhe me përvjetorin e 10-të të krijimit të kësaj gjykate.
18.10.2019
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Supreme Kushtetuese të Egjiptit, e përcjellë nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga znj. Vitore Tusha, Anëtare me kompetencat e Kryetarit, dhe znj. Kaliona Nushi, këshilltare ligjore, mori pjesë në Simpoziumin ndërkombëtar organizuar në kuadër të festimeve për Përvjetorin e Artë të Gjykatës Supreme Kushtetuese të Egjiptit, në Kajro, në datat 18 - 22 tetor 2019.
07.10.2019
Me ftesë të Prof. dr. dres.h.c. mult. Rainer Arnold, Shef i Katedrës “Jean Monnet” dhe Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të së Drejtës Kushtetuese Europiane, dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Lituanisë, Prof. Dr. Dainius Žalimas, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga z. Aleksandër Toma, drejtor i Kabinetit të Kryetarit, dhe  znj. Arta Vorpsi, këshilltare ligjore, mori pjesë në Kongresin e XXII-të Ndërkombëtar të së Drejtës Kushtetuese Europiane të Krahasuar, i cili u zhvillua në datat 04-05 tetor 2019 në Vilnius, Lituani.
16.09.2019
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga zonjaVitore Tusha, anëtare me kompetencat e Kryetarit dhe zonja Thomaida Xhoxhaj,specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesënë Konferencën e Gjykatave Supreme të shteteve anëtare të Këshillit të Europës,e organizuar nga Këshilli Kushtetues Francez, Këshilli i Shtetit dhe Gjykata eKasacionit me rastin e marrjes nga Franca të presidencës së Komitetit të Ministravetë Këshillit të Europës.
19.06.2019
Me ftesë së z. Linos-Alexandre Sicilianos, Kryetar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në datat 06.06.2019 – 07.06.2019 është zhvilluar në Strasburg, Francë, Forumi i tretë i Rrjetit të Gjykatave Supreme, (SCN) një platformë e konceptuar për forcimin e dialogut mes GJEDNJ-së dhe Gjykatave Supreme të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, ku Gjykata Kushtetuese bën pjesë që nga data 8 dhjetor 2016.
30.05.2019
Me ftesë të Komisionit për Demokracinë nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias), një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga z. Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm, znj. Noela Ruço, nëpunëse ndërlidhëse e Komisionit të Venecias dhe Drejtore e Studimeve, Botimeve dhe Publikimeve, si dhe znj. Alma Çomo, Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, morën pjesë në Takimin e 18-të të Këshillit të Përbashkët për Drejtësinë Kushtetuese. Ky takim, si dhe mini-konferenca me temë “Pavarësia e Gjyqësorit, Roli i Gjykatave Kushtetuese”, u zhvilluan në Gjykatën Kushtetuese të Italisë dhe u pasuan nga një program social që përfshiu edhe një guidë të udhëhequr në ambientet e kësaj gjykate. Veprimtaritë e përmendura më lart u zhvilluan në Romë, Itali, nga data 23 – 25 maj 2019.
21.05.2019
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Federatës së Rusisë dhe Forumit Ligjor Ndërkombëtar të St. Petërsburgut, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i përbërë nga znj. Vitore Tusha, anëtare me kompetencat e Kryetarit, si dhe znj. Fiona Papajorgji dhe znj. Olta Aliaj, këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Federatës Ruse, me temë “Identiteti Kushtetues dhe Vlerat Universale: Arti i gjetjes së Balancës”, e cila startoi edhe punimet e Forumit të IX-të Ligjor Ndërkombëtar të Shën Petërsburgut. Veprimtaritë e sipërpërmendura u zhvilluan në Shën Petërsburg, Federata Ruse, në datat 14 – 18 maj 2019.
10.05.2019
Me ftesë të Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese që përdorin gjuhën frënge (Association des Cours Constitutonnelles ayant en Partage l’Usage du Français - ACCPUF), një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga znj. Vitore Tusha, anëtare me kompetencat e Kryetarit, znj. Jonida Kondili, këshilltare ligjore, dhe znj. Thomaida Xhoxhaj, specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në Kongresin e 8-të trevjeçar të kësaj shoqate, i cili i zhvilloi punimet nga data 30 prill deri më 03 maj 2019 në Montreal (Kebek), Kanada.
28.01.2019
Sipas një tradite tashmë të krijuar, me ftesë të z. Guido Raimondi, Kryetar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga znj. Vitore Tusha, anëtare me kompetencat e Kryetarit, dhe znj. Elsa Toska, këshilltare ligjore, mori pjesë në veprimtaritë e organizuara me rastin e hapjes së vitit gjyqësor të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat u zhvilluan në datën 25 janar 2019 në Strasburg, Francë.
Rezultate 1 - 10 / 10

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.