Programi i Transparencës |
Programi i Transparencës
Gjykata Kushtetuese
Në përputhje me ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 (ndryshuar me ligjin nr.99/2016) "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit" (LDI) dhe "Programit model të Transparencës" miratuar me urdhrin nr. 14, datë 22.01.2015 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është përgatitur Programi i Transparencës për Gjykatën Kushtetuese. Nëpërmjet këtij programi synohet që Gjykata Kushtetuese të ndërtoje dhe rrisë transparencën gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj. Programi i Transparencës do të përditësohet periodikisht, në përputhje me nenin 5 të LDI-së.
Informacioni i publikuar në këtë program synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të saj në faqen zyrtare www.gjk.gov.al . Programi i Transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën, e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të tij evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.