Me ftesë të Ministrisë së Drejetësisë të Italisë, një delegacion me anëtarë nga institucionet kryesore të drejtësisë të vendit, në përbërje të të cilit ishte edhe z. Kristofor Peçi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, mori pjesë në takimin shumëpalësh të mbajtur në Romë në datat 25 deri me 28 shtator 2005.
Tema qëndrore e takimit ishte ajo e pavarësisë së gjyqësorit në vendet në tranzicion, gjatë të cilit u zhvilluan shkëmbime përvojash midis delegacioneve të vendeve të tjera dhe përfaqësuesve më të lartë të gjyqësorit e të Gjykatës Kushtetuese të Italisë.