| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

SHPALLJE

Në datën 17.09.2024, ora 12.00 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë do të zhvillojë seancën plenare të radhës mbi bazë dokumentesh për kërkesën e kërkueses Alida Gazidedja, me objekt :“1. Shfuqizimin dhe shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 9/5, datë 26.07.2023 të Gjykatës së Lartë, marrë njoftim në datën 18 nëntor 2023, referuar dërgesës postare nr. RR523013519AA(këtu e më poshtë referuar si “vendimi 9/5/2023 i GjL”; 2. Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm nga Gjykata e Lartë në gjykimin e çështjes civile me numër Nr. 21001-00016-00-2017, datë regjistrimi 04.01.2017; 3. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm nga Gjykata e Lartë në gjykimin e çështjes Nr. 9/5 Akti, datë 18.09.2020 me objekt: “Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurës së gjykimit nga Kolegji tjetër i Gjykatës së Lartë, etj.,” në Gjykatën e Lartë; 4. Konstatimi i shkeljes së aksesit në një gjykatë të caktuar me ligj; 5. Pas konstatimit të shkeljeve veçmas dhe të gjitha së bashku (1) deri (4) të caktojë një shpërblim të drejtë në referim të Olivieri dhe të tjerë kundër Italisë, vendosur më 25.02.2016, nr. 17708/12, 17717/12, 17729/12 në të gjithë tërësinë e këtij vendimi; 6. Detyrimin e Këshillit të Ministrave për të siguruar ekzekutimin e vendimit të dhënë me anën e organeve përkatëse të administratës shtetërore ose nëse shihet e nevojshme nga Gjykata Kushtetuese të caktojë organin e ngarkuar me zbatimin e vendimit si dhe mënyrën e ekzekutimit duke caktuar afate konkrete, mënyrën dhe procedurën përkatëse të ekzekutimit” dhe subjekt të interesuar Leonard Toçi.

Për subjektin e interesuar në këtë gjykim Leonard Toçi, me adresë : Rruga “Jordan Misja”, banesë private pa numër, ish Reparti Ushtarak Tiranë, bazuar në nenin 38, pika 3, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenet 133/a dhe 133/b të Kodit të Procedurës Civile, duke qenë se vendqëndrimi i këtij subjekti të interesuar nuk është i saktë, bëjmë këtë shpallje.

Tiranë, më 15.07.2024

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.