| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

SHPALLJE

Në datën 01.10.2024, ora 11.00 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë do të zhvillojë seancën plenare të radhës mbi bazë dokumentesh për kërkesën e kërkuesit Agred Tafa, me objekt :“ 1.Shfuqizimin e vendimit nr. 002023-4341, datë 26.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave të gjykimit për çështjen 31157-01402-86-2021, regjistruar në datën 28.04.2021 në Gjykatën Administrative të Apelit me palë ankimuese Ederjon Ibro dhe Xhuljan Guçe dhe palë kundër-ankimuese Agred Tafaj” dhe subjekte të interesuara Komisioni Institucional Zgjedhor, Komisioni Apelimit të Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Ederjon Ibro dhe Xhuljan Guçe.

Për subjektin e interesuar në këtë gjykim Xhuljano Guçe, me adresë Rruga “Ilir Aver”, Unaza e Re Tiranë, bazuar në nenin 38, pika 3, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenet 133/a dhe 133/b të Kodit të Procedurës Civile, duke qenë se vendqëndrimi i këtij subjekti të interesuar nuk është i saktë, bëjmë këtë shpallje.

Tiranë, më 22.07.2024

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.