Nr. | Kërkues | Subjekte të Interesuara | Objekti | Data e seancës | Ora |
1. | Këshilli i Lartë i Drejtësisë | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë | Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave përmes: - Shfuqizimit të vendimit nr.70/2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për ngritjen e Komisionit Hetimor, për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga Kuvendi, z. Elvis Çefa dhe z. Lulzim Lelçaj”; Shfuqizimit të vendimit të datës 23.10.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e Raportit të Komisionit Hetimor të ngritur me vendimin nr.70/2014 “Për hetimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi””; Shfuqizimit të vendimit të datës 23.10.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për shkarkimin nga detyra të anëtarit të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi, z. Elvis Çefa”; Shfuqizimit të vendimit të datës 23.10.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për shkarkimin nga detyra të anëtarit të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi, z. Lulzim Lelçaj”; - Pezullimin e zbatimit të vendimit nr.70/2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të tre vendimeve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të datës 23.10.2014, të kundërshtuara për konflikt kompetencash kushtetuese, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë kërkesë. | 27 Janar, 2015 | 10:00 |
2. | Teki Muhameti (mbi bazë dokumentash) | Prokuroria e Përgjithshme | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.228, datë 15.05.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.00-2014-937, datë 19.06.2014 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 20 Janar, 2015 | 12:00 |
3. | Një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë - Jo më pak se ¼ e deputetëve (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike) | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë | 1) Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se një e katërta e deputetëve. 2) Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.40/2014, datë 12.06.2014 “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore”, vetëm për pjesën ku parashikohet shtrirja e fushës së veprimtarisë së Komisionit për periudhën 2009-2014, ndërkohë që kërkuesi kishte përcaktuar nevojën e hetimit vetëm për periudhën Shtator 2013 - deri aktualisht (duke paraqitur fakte për kundraligjshmëri gjatë kësaj periudhe). | 20 Janar, 2015 | 10:00 |
4. | Lindita Dangëllia, Dritan Dangëllia (mbi bazë dokumentash) | Sejdin Zere, Gjeta Toma, Angjelina Toma (Laska), Drejtoria Nr.3 e Punëtorëve të Qytetit pranë Bashkisë Tiranë | Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr.00-2014-770, datë 16.04.2014 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | 15 Janar, 2015 | 10:00 |
5. | Thoma Lloci (mbi bazë dokumentash) | Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2014-1662 (324), datë 29.04.2014 të Kolegjit Administra | 13 Janar, 2015 | 10:00 |