| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Seancat gjyqësore Korrik 2016

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Shoqëria “Karl Gega Konstruksion” Sh.p.k. (mbi bazë dokumnetash) Bashkia Tiranë Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2014-2304 (282), datë 10.04.2014 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 21 Korrik, 2016 11:00
2. Shukri Xhelili Këshilli i Ministrave Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.361, datë 13.05.2016. 19 Korrik, 2016 12:00
3. Arben Shtëmbari (mbi bazë dokumentash) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr.463, datë 16.10.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; nr.357, datë 23.10.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.938, datë 21.05.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Konstatimi i një procesi jo të rregullt ligjor, për shkak të gjykimit tej një afati të arsyeshëm. 19 Korrik, 2016 11:00
4. Klajdi Bitri (mbi bazë dokumentash) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.38, datë 18.06.2014 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.00-2015-2808, datë 05.11.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit Vlorë. 19 Korrik, 2016 10:00
5. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Një e Dhjeta e Deputetëve të Kuvendit, Deputeti Rakip Suli Konstatimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Rakip Suli. 14 Korrik, 2016 10:00
6. Dhoma Kombëtare e Avokatisë (DHKA) Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 4 të ligjit nr. 143/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9136, datë 11.09.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” vetëm në pjesën me të cilën është ndryshuar pika 1 e nenit 9 të këtij Ligji për pjesën me këtë përmbajtje: “Për kategori të veçanta personash, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale, përfshirë edhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, profesionet, paga për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit shëndetësor, nga paga minimale deri në pagën maksimale, caktohen nga Këshilli i Ministrave. Kriteret e përcaktimit të pagës, për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, mbajnë parasysh llojin e profesionit, numrin e të punësuarve, zonën ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, nivelin e të ardhurave në sektorin publik për profesione të njëjta ose të ngjashme, eksperiencën në profesion dhe statusin e profesionistit. Këshilli i Ministrave nxjerr vendim për zbatimin e këtij paragrafi.” 2. Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.37, datë 21.01.2016 “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar që punojnë e bashkëjetojnë me të”. 3. Pezullimi i zbatimit të nenit 4 të ligjit nr.143/2015 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.37/2016 deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 08 Korrik, 2016 10:00
7. Avokati i Popullit (mbi bazë dokumentash) Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave 1. - Pezullimi i zbatimit të pikës 1/1 dhe pikës 2/1, të nenit 62, dhe germës e/3, të pikës 1, të nenit 66 të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar me Ligjin nr.178/2014. - Pezullimi i zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1037, datë 16.12.2015 “Për procedurat e vlerësimit të nëpunësve civil për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë”. 2. - Shpallja si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimi i pikës 1/1 dhe pikës 2/1, të nenit 62, dhe germës e/3, të pikës 1, të nenit 66 të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar me Ligjin nr.178/2014. - Shpallja si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1037, datë 16.12.2015 “Për procedurat e vlerësimit të nëpunësve civil për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë”. 07 Korrik, 2016
8. Majlinda Salillari (mbi bazë dokumentash) Avokatura e Përgjithshme e Shtetit Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit 00-2016-796 (183), datë 24.03.2016 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 07 Korrik, 2016 10:00
9. Bardhyl Ibra (mbi bazë dokumentash) Shfuqizimi i vendimit nr.582 Akti, datë 09.09.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si vendim antikushtetues, i marrë nga një gjykatë një kompetente dhe kthimin për gjykim në shkallën e parë Tiranë. Konstatimi i aksesit në Gjykatën e Apelit Tiranë e në Gjykatën e Lartë të mos dërgimit të rekursit para Gjykatës së Lartë kundër vendimit nr.582, datë 09.09.2015 e kërkesës – ankimore kundër vendimit nr.700, datë 20.10.2015 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, po ashtu konstatimit të dërgimit të dosjes në një gjykatë jo kompetente nga persona jo kompetentë. Detyrimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor material dhe moral në shumën 1.500.000 lekë, i shkaktuar nga veprimet antikushtetuese të administratës shtetërore të kryera qëllimisht dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës. 06 Korrik, 2016 11:00
10. Armand Llakaj, Marjus Tafa (mbi bazë dokumentash) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.05 (13-2012-118), datë 11.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; nr. 10-2012-1142 (410), datë 11.07.2012 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr.00-2014-500, datë 03.04.2014 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 06 Korrik, 2016 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.